• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndërtoi pallatin 10-kate në truall shtetëror, pa leje, me para të pajustifikuara/ Prapaskenat e shkarkimit të bujshëm të Fatmira Hajdarit

by Java News
11/08/2020 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyqtarja e Apelit në Tiranë Fatmira Hajdari është përpjekur që të fshehë pasurinë duke shkelur ligjet si dhe nuk justifikon me të ardhura të ligjshme një pasuri me vlerë 948 mijë USD. Ky është konkluzioni i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të Vetingut, në vendimin për shkarkimin e gjyqtares pas një karriere 20-vjeçare në drejtësisë shqiptare. Gjetjet rreth verifikimit 19-mujor të pasurisë dhe figurës së Fatmira Hajdarit janë përmbledhur në një dokument me 64 faqe. Në konkluzionet për pasurinë, thuhet se gjyqtarja e Apelit nuk e ka deklaruar plotësisht pasurinë, ka bërë deklarim të pamjaftueshëm, nuk ka shpjeguar bindshëm burimin e pasurive si dhe ka bërë përpjekje për të fshehur një pjesë të pasurisë.

Gjithashtu, sipas Komisionit të Vetingut, Fatmira Hajdari, deri në vitin 2003, kur ka nisur për herë të parë të deklarojë pasurinë, ka mungesë të ardhurash të ligjshme për blerjen e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve në vlerën 18 milionë lekë. Ndërsa për periudhën 2003-2016, nuk justifikon shpenzimet me vlerë 80 milionë lekë. Sipas KPK, në total, Fatmira Hajdari nuk justifikon rreth 1 miliardë lekë të vjetra ose 948 mijë USD.

Kryefjala e vendimit për shkarkimin e Fatmir Hajdarit nga detyra është pallati 10-katësh në zonën e njohur si ‘Vilat Gjermane’ në Tiranë. Vendimi i shkarkimit zbërthen misterin e pallatit, të cilin zonja Hajdari nisi ta ndërtonte 8 vite më parë, pra në vitin 2012. Për të ndërtuar këtë pallat zonja Hajdari ka investuar 207 mijë euro, vlerë të cilën e ka mbuluar më vonë me shitjen e vetëm dy apartamenteve.

Fillimisht, Fatmira dhe Azem Hajdari kanë përfituar si të pastrehë nga shteti 454 m2 truall dhe një banesë 95 m2, në vitin 1995, me vlerë 129 mijë lekë. Edhe për këtë pasuri gjyqtarja ka gënjyer në deklaratat e pasurisë. Ndërkaq, mbi këtë truall, zonja Hajdari ka ndërtuar pallatin (punimet kanë nisur në 2012 dhe kanë përfunduar në 2014), ku sot ka në pronësi bashkë me tre fëmijët, 12 pasuri të paluajtshme, si apartamente, dyqane dhe njësi. Gjyqtarja ka shitur 4 apartamente me vlerë 110 mijë euro, 100 mijë euro, 60 mijë euro dhe 90 mijë euro. Në këto pasuri, gjyqtarja Hajdari ka 3/6 pjesë, ndërsa tre fëmijët kanë nga secili nga 1/6 pjesë.

Nga hetimi 19-mujor, ka rezultuar se pallati është ndërtuar pa leje, nuk është deklaruar fillimi i investimit në ILDKP, nuk ka deklaruar fillimin e punimeve, nuk justifikon investimin me para të ligjshme si dhe më vonë del se trualli nuk është më 454 m2, por është rreth 900 m2.

Në 2013, ka shtuar 142 m2 truall, ngjitur me truallin e parë. Në 2015, ka shtuar edhe 150 m2, ngjitur me dy pjesët e bashkuara, ndërsa pjesa tjetër është shtuar para vitit 2013. Sipërfaqja 142 m2 ka qenë tokë publike, të cilën zonja Hajdari e ka përfituar me vendim gjykate. 150 m truall i ka marrë me VKM-në nr. 823, datë 7.10.2015 sërish nga shteti, ku pala shitëse ishte ALUIZNI Tiranë. Truallin 150 m2 e ka pëfituar me çmim total prej 978.268 lekësh, e përbërë nga pagesa prej 402.267 lekësh, bono privatizimi në vlerën 560.000 lekë. Edhe këtë pronë të re Fatmira Hajdari nuk e ka deklaruar në ILDKP.

Referuar vendimit, KPK ngre dyshime edhe sa i takon burimit të 207 mijë eurove të investuara për ndërtimin e pallatit. Për të mbuluar pjesërisht këtë shpenzim, Fatmira Hajdari deklaron se djali i saj ka shitur investimin 160 mijë euro në lokalin në Qytetin Studenti. Djali i zonjës Hajdari në vitin 2009 ka lidhur një kontratë me Ministrinë e Ekonomisë për të marrë me qira për 10 vjet ish-Sallë e Lojërave të Qytetit Studenti, 306.5 m2, me vlerë qiraje 155.000 lekë/muaj. Por, kontrata është zgjidhur dy vjet më vonë, pasi ndërtesa u ka kaluar ish-pronarëve, të cilët i kanë dhënë djalit të zonjës Hajdari vlerën e investimit, lëvizje për të cilën KPK ka ngritu një pikëpyetje të madhe.

Për këtë investim, Kirjard Hajdari, ka marrë një kredi 18 milionë lekë, në vitin 2007, pra dy vjet para se të lidhte kontratën me Ministrinë e Ekonomisë. Sipas vendimit, nuk ka dokumentacion që provon investimin e shumës së kredisë në lokalin në Qytetin Studenti, shitjen e të cilit e ka përdorur për të justifikuar pjesërisht shumën prej 207 mijë euro për ndërtimin e pallatit. Më tej është zbuluar se një pjesë e kredisë ishte investuar në një biznes tjetër. Hetimi i thelluar ka zbuluar një seri manovrash dhe veprimesh fiktive me qëllim justifikimin dhe mbulimin e krijimit të pasurive të palujtshme me para që nuk u dihet burimi./ shqiptarja.com

g.koosvari

Next Post
“Sa më shumë xhami në vende të dukshme”/ Dokumenti i shërbimit sekret serb për Kosovën: Rinia duhet larguar në Perëndim

“Sa më shumë xhami në vende të dukshme"/ Dokumenti i shërbimit sekret serb për Kosovën: Rinia duhet larguar në Perëndim

Comments 3

  1. Lajm pozitive says:
    5 years ago

    Nuk ja shpetoj dot Rudina Hajdari edhe pse vendosi ta qendroj ne Parlament hahaha haha

    Reply
  2. Vers says:
    5 years ago

    ! Po diplomen fallco te malokes me shapka e haruat “SPAK” I’m just saying! Po pasurit e bera me “djerse “ Te Rudina Hajdar rrugacit do tja lini se natyrisht I beri me djerse $ ne USA ?! Po bisnesin buri I genius RHMuti I beri me djerse apo kur u njoh me RHShurra?! SPAK Beijing pak investim sepse ne USA bisneset sbehen dot nga American vendalinj qe flasin ghuhen e tyre e jo me nga emigranti ShqyoShqip Anglishte me byth …?! Oh not to mention that Rudina’s English is like perfect wright!!! No accent at all ! Like her mothers hillbilly accent.

    Reply
  3. shkurt2014 says:
    5 years ago

    SPAKU te merret me sh hajdari,e me te tjerte si kjo,ai po te doje ja gjene burimin e parave te krimit,kesaje e te tjerve brenda 1 jave.Pore eshte per tu habitur me kta hajdute me emrin gjyqtare e prokurore akoma asnjerit nuke u eshte marre pasuria e pa tundeshme e nuke u jane sekuestruar ase dhogarite bankare qe kane brenda e jashte vendit.Kta jane kriminele qe kane shkatrruar popullin e vendin,e kane cuar para nji katastrofe te tmerrshme.Le te mbesim me shprese se ne nji dite te afert do tju vije rradha ktyre kriminelve,me emrat gjyqtare e prokurore, te pergjigjen para ligjit nji dhoje si te tjerte.SHpresa te SHBA e vendet e tjera si GJermania etj.

    Reply

Leave a Reply to Vers Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Crans-Montana dhe hija e mekanizmave mafioze

Tragjedia e Crans-Montana dhe hija e mekanizmave mafioze

January 12, 2026
“Gërdeci” kaloi për gjykim/ Çupi: Mediu ka pranuar një krim, sinjal edhe për familjen e Berishës

Mark Gjergji jeton diku në lartësi

January 12, 2026
Rruga drejt Rinasit do të bllokohet për dy ditë, ja akset alternative

Rruga drejt Rinasit do të bllokohet për dy ditë, ja akset alternative

January 12, 2026
Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për ndërtimin e parkut 600 MW në Tropojë

Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për ndërtimin e parkut 600 MW në Tropojë

January 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 13 Janar 2026

January 12, 2026
Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, lokali pjesë e përgjimeve. Në 2024 u arrestuan 14 shqiptarë

Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, lokali pjesë e përgjimeve. Në 2024 u arrestuan 14 shqiptarë

January 12, 2026
Moti i keq / Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në jug, përmbytje masive në veri

Moti i keq / Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në jug, përmbytje masive në veri

January 12, 2026
Trump: Shëndeti im është perfekt, marr aspirina më shumë nga se rekomandohet

Trump në “luftë” me rezervat federale, kreu i FED merret i pandehur nga drejtësia amerikane

January 12, 2026
Situata e motit në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura

Situata e motit në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura

January 12, 2026
Dosja “Partizani”/ Avokati i Berishës kërkon që Rama të pyetet si dëshmitar: Ndryshoi destinacionin e pronës

Dosja “Partizani”/ Avokati i Berishës kërkon që Rama të pyetet si dëshmitar: Ndryshoi destinacionin e pronës

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In