• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mark Gjergji jeton diku në lartësi

by Frrok Çupi
12/01/2026 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Ende Vjosa nuk kishte rënë në shtrat kur e mora Markun. “ E mora’ do me thënë se e telefonova. Për ta marrë poshtë në qytet ose në fushë, siç është fjala ‘të marr’ do të ishte e pamundur. Ai ka qenë banor në qytet, në Rrëshen, ku lartësia mbi nivelin e  detit është vetëm 94 metra; dhe iku.

Prej vitesh jeton në Arrës, një fshat i Mirditës në lartësi që nuk e kanë matur kurrë, por aty kanë jetuar brez pas brezi. Fshati Arrëz, andej nga veriu prek Tërbunin, ndërsa në perëndim shikon detin. Me Tërbunin i ka marrëdhëniet më të afërta, andej i merr edhe sinjalet e stuhive. Tërbuni është rreth 1476 metra mbi nivelin e detit; e, diku afër edhe bjeshka në Arrëz. Në fshat tani jetojnë vetëm pesë a gjashtë vetë, por Marku është atje lart fare.

E marr kur ka stuhi të forta. Telefonin e hap duke qeshur; dhe unë e kuptoj pse. Sepse i vjen për të qeshur me frikën e të tjerëve ‘si jeton Marku aq lart’ në mes dimrit.

Kësaj here isha duke gabuar nëse do ta merrja kur dëgjova lajmet dhe rënkimet e fshatarëve të rënë buzë lumenjve dhe buzë deteve. U përmbytën shumë shtëpi. U filmuan nga mediat pamje të mjeruara të shumë njerëz të shkretë.

Sikur ta kisha bërë edhe këtë, që ta telefonoja njeriun në lartësi për shkak të trishtimit se po përmbyten të tjerë në lartësi 10 ose 6 metra mbi nivelin e  detit, kushedi ç’përgjigje ironike do të kisha marrë.

Por pasi nisi akulli dhe temperaturat në Arrës ranë minus 15 gradë celsius, atëherë kishte kuptim. ‘Atëherë’ ishte sot, dhe e mora. Më tha se gjithçka ishte më akull; më tha se asnjë nga bagëtitë apo shpendët nuk i ishte dëmtuar; më tregoi edhe se asgjë nuk i mungon. Për vete fliste me një gjallëri djaloshi.

Jeton atje në majë, jo si sfidë për dikë apo diçka. Aty kanë jetuar të parët e tij, prindër, gjyshër e stërgjyshër. Në dy kulla guri ngjitur, si t’i kishin ndërtuar ufo-t. Me tre burime uji në oborr. Me arrat nga ku familjarët merrnin sa merrnin për gjithë vitin, dhe të tjerat i linin t’i merrte shiu i vjeshtës së tretë. Ato fruta  kushedi ku endeshin në lumin Fan dhe zbrisnin atje ku sot thonë se ‘u përmbytën shtëpitë’.

Po çfarë është ajo që Marku e jeton, edhe pse ndoshta nuk e di pse-në?

Pse jeton në lartësi?…, sepse nuk ka kuptim të jetosh ku të marrin ujërat.

Por të jetuarit në lartësi është mënyra e përjetshme e të jetuarit. Ama kur ke shansin të kesh lartësi. Ne shqiptarët kemi me bollëk. Në Mirditë e në Arrëz, aq më tepër. Të jetuarit mal më mal, për njëfarë kohe, u ironizua, sidomos në periudhën e diktaturës. Por në fakt, të jetuarit mal më mal dëshmon për cilësinë e jetës dhe të demokracisë para- politike. Secili, në lartësi, dukej më zot dhe secili respektonte dinjitetin e tjetrit. Ishte ligj. Nuk ka ndodhur kurrë në histori që dikush nga kulla në atë mal të përbuzë apo të prekë tjetrin.

Sa për një shtesë që bëjnë reportazhistët rëndom: Në këto shtëpi janë rritur Gjon Gazulli dhe Preng C. Lleshi. Gazulli në lagjen Gazull, bashkëluftëtar i Gjergj Kastriotit, astronom, matematikan dhe humanist. Poeti Preng C. Lleshi, edhe historian, polemisti më i madh me Ismail Kadarenë.

Të jetuarit në lartësi, çfarë është tjetër?

Është shëndet. Marku as ka njohur covid, as viroza, as sëmundje zemre dhe mushkërish. As mund të përmbytet. Do të qeshte me fjalët ‘përmbytet shtëpia’. Në shekuj njerëzit ndërtuan jetë në lartësi për t’u shpëtuar sëmundjeve dhe përmbytjeve.

Edhe për prestigj; edhe për këtë njerëzit jetojnë në lartësi. Jo vetëm në Arrëz, por edhe në malet e Austrisë e të Francës. Një kështjellë e ngritur lart- shkruhet në enciklopeditë e Europës,- tregon autoritetin e fisnikut. Kështjella nga lart përçon idenë e forcës dhe sundimit.

Në shtratin e lumit je gjithnjë nën frikën e sundimit.

Next Post
Tragjedia e Crans-Montana dhe hija e mekanizmave mafioze

Tragjedia e Crans-Montana dhe hija e mekanizmave mafioze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Inspektori i Pentagonit: Lufta në Iran ka çuar në mungesë të municioneve në SHBA -

“Rusia po gatuan diçka të madhe!”- Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

September 25, 2026
Brukseli sinjalizon Shqipërinë: Kujdes me planet për gazin amerikan në Ballkan!

Brukseli sinjalizon Shqipërinë: Kujdes me planet për gazin amerikan në Ballkan!

September 25, 2026
Galaja e Festës së Mesvjeshtës 2026 e CMG transmetohet në mbarë botën, të pranishëm edhe të ftuar specialë

Galaja e Festës së Mesvjeshtës 2026 e CMG transmetohet në mbarë botën, të pranishëm edhe të ftuar specialë

September 25, 2026
Kreu i Gjykatës kundër Korrupsionit del para KPK, çfarë rezultoi nga shqyrtimi i figurës dhe pasurisë

Mbledhja e gjyqtarëve, Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së, u desh shorti për të përcaktuar fituesin!

September 25, 2026
Nations League/ Gjimshiti para ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi: Synojmë të shkojmë për herë të tretë në Europian

Nations League/ Gjimshiti para ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi: Synojmë të shkojmë për herë të tretë në Europian

September 25, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Kuvendi i Kosovës mban të hënën seancën e radhës plenare, në rend dite votimi për deklaratën për Gjykatën Speciale

September 25, 2026
Kryeministri Rama nga Nju Jorku: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama nga Nju Jorku: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

September 25, 2026
“Më goditi me pasqyrë, duke më rrezikuar jetën”- Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës, për videon virale ku u përfshi dhe u sulmua fizikisht me grusht

“Më goditi me pasqyrë, duke më rrezikuar jetën”- Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës, për videon virale ku u përfshi dhe u sulmua fizikisht me grusht

September 25, 2026
“Tërmet” në Premier League, Manchester City shpallet fajtor për 114 nga 115 akuzat, ja skenarët dhe masat e ndëshkimit të ‘Citizens’

“Tërmet” në Premier League, Manchester City shpallet fajtor për 114 nga 115 akuzat, ja skenarët dhe masat e ndëshkimit të ‘Citizens’

September 25, 2026
Nations League/ Maran ndez atmosferën para Bjellorusisë: Më emocionon Shqipëria, më bën krenar, duhet të jemi të vendosur për rezultatin

Nations League/ Maran ndez atmosferën para Bjellorusisë: Më emocionon Shqipëria, më bën krenar, duhet të jemi të vendosur për rezultatin

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com