• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërtohet shtëpia e fundit nga tërmeti i shtatorit, Veliaj: Tani fokusi te shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit

by Ardit Rada
21/09/2020 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vit më parë, familja Stafa në Picallë përjetoi një nga ditët më të vështira, kur shtëpia e tyre u rrënua brenda pak sekondave pas lëkundjeve të forta të tërmetit të 21 shtatorit. Por, sot lotët e tyre ia lanë vendin gëzimit, kur djali më i vogël i familjes, Enri, hapi derën e shtëpisë së re, të rindërtuar me kushte shumë herë më të mira.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo ishte banesa e fundit e rindërtuar nga 65 shtëpitë, që u dëmtuan rëndë në shtator 2019. “Jam i lumtur që e mbyllim këtë vit, pas tërmetit të 21 shtatorit, me 65 shtëpi të përfunduara nga donatorët, me çelësa në dorë, lëmë çadrat dhe kontenierët dhe futemi në një shtëpi jashtëzakonisht më të mirë. Kemi bërë gjithashtu, edhe 1865 pagesa cash për familjet që pësuan dëme më të lehta në 21 shtator dhe më vjen mirë që e mbajtëm fjalën brenda vitit”, tha ai.

Kryetari i Bashkisë theksoi se pavarësisht pengesave nga ata që nuk kanë bërë asnjë punë në jetën e tyre, beteja për rindërtimin e shtëpive të 21 shtatorit është fituar. Ai shtoi se fokusi kalon te rindërtimi dhe pagesat për banesat e dëmtuara në 26 nëntor. “Në një vend si Shqipëria është shumë e vështirë të bësh punë të mira, se për çdo punë që bën ka stërkëmbësha, intriga, thika pas shpine. Por pyetja është: Kush është i fokusuar dhe i çon punët deri në fund, dhe kush merret me llafe? A ia vlen t’i kthejmë përgjigje të gjithë atyre që vetëm lehin dhe s’kanë prekur asnjë punë me dorë? S’kanë prekur një mistri, një lopatë, s’kanë vënë një tullë! Ne donim ta fitonim betejën për shtëpitë dhe sot e kemi fituar atë. Punën për tërmetin e 21 shtatorit mund ta quajmë të përfunduar. Tani të fokusohemi 100% te tërmeti i 26 nëntorit, ku na kanë ngelur edhe 1/3 e pagesave”, deklaroi Veliaj.

Sipas tij, falë solidaritetit, në Shqipëri është arritur ajo që vështirë të arrihet edhe në vende shumë herë më të zhvilluara. “Ka plot biznese që duan ta mbajnë mirë me dikë, por se me kë, kjo ha debat. Disa duan ta mbajnë mirë me pushtetin apo me opozitën, sepse thonë, po të gëzohen politikanët, nuk do më bien në qafë. Ka disa të tjerë, si Ariani me shokë, që thonë do ta mbajmë mirë me popullin, me ata që janë nevojtarë, me ata që realisht meritojnë sevap. Një politikan nuk ka nevojë për vilën e katërt dhe të pestë. Familja e Ilirit ka nevojë për të vetmen shtëpi, që laj-thaj këtë ka. Për të gjitha këto arsye, i falenderoj sepse thotë që më mirë se ta kesh mirë me ata që shajnë e vënë gjoba, do ta kesh mirë me miletin dhe me një popull që është mirënjohës, që nuk ka për të ta harruar tërë jetën”, tha Veliaj.

Arjan Çukaj, donatori që rindërtoi shtëpinë e familjes Stafa, u shpreh se ndihet i lumtur që sot kjo familje ka një strehë të re mbi kokë. “Bashkë me stafin tim, me studentët që mundësuan projektin dhe me inxhinierët e departamentit të Inxhinierisë së Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës të Universiteti Metropolitan, iu përgjigjëm të parët thirrjes së bashkisë. Jam shumë i lumtur dhe më vjen mirë që një familje sot do të ketë një strehë të bukur, të ngrohtë dhe mbi të gjitha të fortë”, tha Çukaj.

Deputeti i PS, Xhemal Qefalia u shpreh se e gjithë Tirana është kthyer në një kantier ndërtimi dhe shprehu mirënjohjen për vëmendjen e vazhdueshme që bashkia ka treguar për familjet në nevojë.

Next Post
Vodhi supermarketin, policia kap të riun në Elbasan

Arrestohet hajduti i makinave në Tiranë, 41-vjeçari kishte marrë 2 telefona dhe një shumë parash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Paketa Fiskale/ Ibrahimaj zbulon çfarë ndryshon në 2027, ja sa synon të shkojë pensioni minimal

November 4, 2026
Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

November 4, 2026
Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

November 4, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Lufta diskreditoi konceptin ‘Amerika e para’”, Bimo: Zgjedhjet, referendum ndaj presidencës Trump

November 4, 2026
Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

November 4, 2026
Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

November 4, 2026
Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

November 4, 2026
Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

November 4, 2026
“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

November 4, 2026
Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In