• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërtohen 3 fusha sportive në shkollën e Shëngjergjit, Veliaj: Infrastrukturë me cilësi edhe në zonat rurale

by Java News
24/08/2017 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës përfundoi ndërtimin e disa terreneve sportive për 220 nxënësit e fshatrave të Shëngjergjit që frekuentojnë Shkollën e Bashkuar në Verri. Investimi u përfundua në pak javë duke i dhënë nxënësve të shkollës dhe gjithë komunitetit të zonës tre fusha të reja sportive. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se investimet në zonat rurale, si ky në Verri, nuk kanë asnjë dallim nga ato të shkollave të tjera në qendër të Tiranës.

“Aktualisht po punojmë në të 191 shkollat e Tiranës. Ajo që është speciale për shkollën këtu në Shëngjergj, në fshatin Verri, është se është një shkollë që i shërben një krahine të tërë, me 220 nxënës, pra janë 220 familje që marrin shërbime nga kjo shkollë dhe si kurrë më parë kemi një ambient sportiv të denjë për çdo shkollë edhe në mes të bllokut në qendër të Tiranës, me fushë futbolli, volejbolli, basketbolli, me pistë atletike, me sallat e zhveshjes dhe me të gjitha nevojat bazike për orët e mësimit, dhe për të gjithë ata që duan të merren me sport”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj theksoi se këto terrene sportive nuk do të funksionojnë vetëm gjatë orëve të paradites, kur edhe zhvillohet mësim në shkollë, por ato do të përdoren edhe gjatë pasditeve dhe gjatë ditëve të pushimit nga komuniteti për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

“Dua të inkurajoj komunitetin që ta konsiderojë këtë një hapësirë të tyren mbas mbarimit të orës së mësimit, të jenë ata që e frekuentojnë dhe që kalojnë kohë. Çdo fëmijë, çdo i ri që heqim nga bilardot, nga bingo-t, nga kazinoja dhe kafet, është një jetë e fituar dhe e dobishme, jo vetëm për këtë komunitet, por për të gjithë Tiranën e madhe”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai ftoi banorët, jo vetëm të fshatit Verri, por edhe të gjithë njësisë së Shëngjergjit që të shfrytëzojnë mundësitë që ka krijuar Bashkia e Tiranës, duke krijuar ambiente sportive që ofrojnë standarde dhe kushte moderne për të ushtruar sport, kjo si një mënyrë për të zhvilluar një jetë të shëndetshme. “Dua të inkurajoj qytetarët e zonës së Shëngjergjit që ta shfrytëzojnë këtë hapësirë mundësisht edhe 24h në 24, për t’u siguruar që çdo fëmijë, pavarësisht nëse ka lindur në Shëngjergj apo nëse ka lindur në bllok, të ketë njësoj akses në cilësinë që ofron shërbimi i Bashkisë së Tiranës”, shtoi Veliaj.

Ai garantoi se në këtë vit mësimor, së bashku me Drejtorinë Arsimore, për t’i dhënë të njëjtën cilësi dhe mundësi mësimdhënie çdo shkolle, është vendosur që të gjithë mësuesit që dalin të parët gjatë testimit në portalin e Ministrisë së Arsimit të shpërndahen në të gjitha shkollat e Tiranës.

“Ftoj të gjithë prindërit të nxitojnë me regjistrimet në shkolla. Këtë vit, bashkë me DAR-in, jemi fokusuar që mësuesit më të mirë të shpërndahen në mënyrë proporcionale, pra ata që kanë dalë më mirë në testime, për t’u siguruar që shkollat nuk ecin me shpejtësi të ndryshme. Nuk ka nevojë që të gjithë nxënësit t’i hipim në fugon në mëngjes dhe të bëjmë një tollovi, një kosto në trafik, një kosto financiare, një kosto në nerva, edhe në kohë të gjitha atyre familjeve që nga mania për t’i çuar fëmijët në shkollat më të mira po i largojnë nga vendbanimi i tyre. Dua t’i inkurajoj të gjithë prindërit që të fokusohen tek shkolla e tyre më e afërt për t’u siguruar që gradualisht zhdukim çështjen e arsimit me dy turne në të gjithë qarkun e Tiranës”, bëri të ditur Veliaj.

Nga fshati Verri ai dha edhe një lajm tjetër të mirë për sportin në qytetin e Tiranës me vijimin e punës për ndërtimin e pjesës tjetër të atij që tashmë është pagëzuar me emrin si Parku Olimpik. “Do të vazhdojmë të fokusohemi edhe tek sporti elitar. Këtë vit do të vazhdojmë fazën e dytë të Parkut Olimpik, me pishinat olimpike, terrenet sportive. Kemi një projekt gjithashtu të ngjashëm si me stadiumin “Qemal Stafa”, edhe me pallatin sportit “Asllan Rusi”, pra me partneritet publik-privat, ku qyteti të përfitojë falas një pallat sporti modern”, theksoi Veliaj.

a.ç

Next Post
FOTOT/ Demi ngre temperaturat, një seks bombë e vërtetë

FOTOT/ Demi ngre temperaturat, një seks bombë e vërtetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com