• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ndërtimi rritet me 470 mln euro, zgjerimi për shkak të lejeve

by Java News
28/02/2019 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sektori i ndërtimit është në zgjerim të gjerë, të paktën referuar lejeve të ndërtimit. Instituti i Statistikave raportoi se vitin e kaluar, në të gjithë Shqipërinë u miratuan lejet e ndërtimit për 470 milionë euro investime për pallate, ndërtesa biznesi apo vepra inxhinierike. Kjo është shifra më e lartë në vend që nga viti 2011, e krahasuar me 2017-n vlera e lejeve të miratuara vitin e kaluar është rritur me 20.1 për qind.

Sipas të dhënave të detajuara nga INSTAT, gati gjysma e kësaj shume, ose 235 milionë euro pritet të investohet në ndërtimin e pallateve të reja dhe godinave të banimit. Ndërtesat për qëllime tregtare apo ato për objekte publike kanë 150 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër janë leje për punime inxhinierike në vepra infrastrukturore, si rrugë, ura apo tunele.

Sipas INSTAT, bashkia që ka dhënë pjesën më të madhe të lejeve të ndërtimit është ajo e kryeqytetit. Vitin e kaluar në Tiranë janë dhënë lejë ndërtimi me një vlerë të parashikuar investimi prej 246 milionë euro, pra sa 52 për qind e fondit të dhënë në rang kombëtar.

Ky është viti i dytë rresht që sektori i ndërtimit është në zgjerim të fortë, pas një periudhe gati 5-vjeçare krize. Në vitet 2012-2016, vlera e lejeve të ndërtimit është luhatur nga 150 deri në 300 milionë euro. Por, pas vitit 2017 investimet në ndërtim duket se janë rikthyer sërish në trendin e viteve të para krizës, të udhëhequra nga Tirana. Një tendencë kjo, e cila ka shkaktuar jo pak debate edhe publikisht për betonizimin e qyteteve, veçanërisht Tiranës dhe zonave bregdetare.tch//a.meta

 

 

Next Post
Ja vlen të protestosh çdo të enjte me shpenzime “partie” ?

Djegia e mandateve si trashëgimi e mendësisë totalitare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Drejtësisë, Gogu: Garanci proceduriale, efikasitet i drejtësisë, modernizim me standarde europiane

Ministri i Drejtësisë, Gogu: Garanci proceduriale, efikasitet i drejtësisë, modernizim me standarde europiane

March 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Ndënë thundrën e përdhunës…”

March 11, 2026
Lufta në Ukrainë/ Parlamenti Europian: Embargo totale dhe e menjëhershme ndaj gazit rus!

Nafta/gazi, perspektiva e kërkim-zbulimit dhe rënia e turizmit në vendin tonë

March 11, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

“Asambleja në 21 mars”, Klosi flet pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjedhje në PS për të forcuar strukturat

March 11, 2026
I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

March 11, 2026
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In