• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërtimi pa leje i Lulzim Bashës, si një radiografi e karakterit të tij!

by Mero Baze
22/12/2018 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një detaj të papërsëritshëm në atë që Lulzim Basha ka bërë me taksën e lejes së ndërtimit në katin e 13-të të pallatit të tij në Tiranë. Pasi i ka dhënë leje vetes, mbi një pasuri që është e gjithë banorëve, dhe pasi ka kontraktuar një kompani ndërtimi për ta zhvilluar tarracën, në momentin e zbardhjes, ai nuk e ka paguar taksën vet si përfitues i pronës, por ja ka mbajtur kompanisë nga tepricat e taksës së infrastrukturës që ajo i detyrohej bashkisë.

Bëhet fjalë diku për për 170 mijë lekë të reja, një shumë dhe një gjest që ilustrojnë më së miri karakterin e një politikani skuth, që nuk fut dorën në xhep as për një taksë formale për shtëpinë e tij.

Gjithë historia tjetër e Lulzim Bashës është histori banale gënjeshtrash , nepotizëmi në drejtim të bashkisë me njerëzit e gruas, dhe sistem gjobash për metër katrorë.

Por kjo që nuk paguan as taksën, është histori karakteri. Ky është karakteri i tij. Një kryetar bashkie që nuk zbardhte asnjë leje pa paguar tek Kunati, një njeri që ndërkohë ishte emëruar dhe kryetar opozite, muaj të tërë, e ka kaluar ditën, se si të manovronte që të mos paguante 170 mijë lek të reja taksë mbi tarracën e zaptuar të pallatit.

Dhe këtu fillon lumi i gënjeshtrave të tij.

Gënjeshtra e parë. Në përpjekje për t’u shfajësuar për konfliktin e interesit që ka duke i dhënë leje vetes, dhe duke mos paguar as taksën, mendon se është alibi fakti që nuk ka filluar ende punimet në katin e 13-të. Kjo është si kjo historia fantazëm e “Unazës së Re”, që meqënëse ajo shoqëria me letra fallco nuk ka filluar punë, nuk është krim që ka fallsifikuar letrat. Dhe Lulzim Basha, meqënëse i ka dhënë leje vetes, meqënëse ka zaptuar tarracën, meqënëse është në konflikt interesi të pastër verifikuar nga ILKPD, meqë ka shmangur pagimin e taksës, e quan veten të pafajshëm, se nuk e ka finalizuar ndërtimin e katit 13-të.

Gënjeshtra e dytë. Edhe gënjeshtra e dytë, lidhet me të parën, pra me gënjeshtrën që ai nuk ka ndërtuar. Në fakt Basha ka leje për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme në katin e 13-të, por ka ndërtuar ndërkohë pa leje në katin e 12, duke shtuar katër dhoma. Në katin që ai ka nën pronësi, bashkë me vjehrrin, gjatë ndërrimit të pushtetit në vitin 2013, kur Berisha po e emëronte kryetar partie, ai ka shtuar pa leje katër dhoma. Pra aq sipërfaqe sa do të bënte me leje në katin e 13-të, i ka bërë pa leje në katin e 12, duke u zhytur totalisht në paligjshmëri. Kjo është dhe arsyeja që ai është aleat me banorët e Astirit cdo natë, pasi ata i duken si vetja e vet që ka ndërtuar pa leje. Por ndërsa ata të shkretët kanë ndërtuar për mbijetesë, ky ka ndërtuar për luks, përë të qenë më komod me vjerrin komshi.

Gënejshtra e tretë ka të bëjë me Tabakun. Edhe kjo si nënkryetare bashkie, i ka dhënë leje vetes në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, por në përpjekje për ta mohuar, thotë se leja ka dalë në vitin 2014 kur ajo nuk ishte më. Zbardhja e lejes dhe fillimi i procedurës lejes janë gjëra të ndryshme. PDV1, dhe PDV2 janë filluar qartazi në kohën që ajo ishte nënkryetare bashkie dhe kanë përfunduar kur ajo kishte ikur nga nënkryetare, por që në Bashki leja njihet si “Leja e Joridës”.

Tani unë nuk jam shumë i shqetësuar për thellësinë e këtij krimi ligjor, se Shqipëria është e mbushur me paligjshëmri të tilla, por me cilësinë e këtij krimi. Po ta shikosh me se e ka shpenzuar kohën Lulzim Basha dhe vartësit e tij në bashki, e kupton pse Tirana u qelb, u shkatërrua dhe u bë qytet i pajetueshëm. Një kryetar bashkie dhe stafi i tij që kanë pasur gjithë ditën mendjen, si të shtojnë ndonjë kat për vete, si të mos paguajnë atë taksën e qelbur që është një gjysëm wikendi në Holandë, si të ndërtojnë pa leje, si të punësojnë gjithë fisin e gruas në bashki etj, tregon realisht se kush na ka qeverisur dhe kush kërkon të na qeverisë.

Gjithë axhenda e tyre, ditore, javore dhe vjetore, tregon shqetësimet e tyre reale, fantazinë e tyre, dimensionin kulturor të tyre dhe mbi të gjitha skuthllëkun politik, për të harxhuar mandatin e një force të madhe politike si PD, për ca shtesa kati, ca taksa të papaguara dhe ca ndërtime pa leje. Më banal nuk bëhet.

Next Post
Greqi/ Grabitësi shqiptar arratiset nga paraburgimi

Greqi/ Grabitësi shqiptar arratiset nga paraburgimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In