• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ndërtimi merr 74.3 % të investimeve, rikthim si para 20 vitesh

by A R
11/05/2018 07:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 vjet nga fillimi i tranzicionit, që u shoqërua me një zhvendosje masive të popullsisë në qytet dhe ndërtime pa fre, kjo mani po vazhdon akoma, me ritmet më të larta në Europë. Të dhënat e përditësuara të INSTAT për vitin 2016, tregojnë se 74.3% e investimeve të brendshme në ekonomi shkuan pikërisht në sektorin e ndërtimit. Në krahasim me 1996-n, që është viti i pari që INSTAT e raporton këtë të dhënë, ndryshimi, për një vend që është mbushur kudo me beton, është fare i vogël. Në 1996-n, pesha e ndërtimit në investimet e brendshme ishte 79.7%. INSTAT publikon treguesin e formimit bruto të kapitalit fiks[1], i cili jep të dhëna për investimet e brendshme materiale dhe jo materiale në ekonominë e vendit. Ky tregues është pjesë e shpenzimeve të prodhimit të brendshëm bruto dhe tregon se sa nga vlera e shtuar në ekonomi investohet në vend që të konsumohet.

Për vitin 2016, ai përbëhet 74.3% nga ndërtimi, 18.3% nga pajisjet, 4.7% për transportin, për bujqësinë 2.28% (kryesisht në pemtari dhe vreshtari), ndërsa për programe kompjuterike dhe sistem të dhënadh (database), ku po orientohet sot e gjithë bota, shkojnë vetëm 0.13% të totalit të investimeve. Ndonëse jemi njëvend me burime të pasura natyrore, për kërkime minerare shkojnë vetëm 0.02% e shpenzimeve, teksa në pjesën më të madhe eksportojmë burime natyrore të papërpunuara, me vlerë të shtuar të ulët. Madje në 1996-n, pesha e shpenzimeve për kërkime minerare ishte më e lartë, 0.41%.

Në krahasim me një vit më parë, ka një rënie fare të vogël të peshës së ndërtimit me 1.11 pikë përqindje, që ka ardhur nga tkurrja e peshës së investimeve për banesa (-4.9 pikë përqindje), që është kompensuar me rritjen e peshës së ndërtimeve inxhinerike (+3.4%). Për sektorët e tjerë ndryshimi ka qenë i papërfillshëm.

Nisur nga vrulli i ri i ndërtimeve vitin e fundit, pesha e ndërtimit në investimet e brendshme pritet të jetë e lartë të paktën dhe në afatin e mesëm. Sipas të dhënave të INSTAT, në total, në gjithë vendin në 2017-n janë dhënë 819 leje ndërtimi, me një rritje prej 88.3% ose 384 leje më shumë. Përqendrimi më i madh i lejeve ka qenë në kryeqytet. Sipas INSTAT, në Tiranë u dhanë për gjithë vitin 2017 gjithsej 231 leje me një rritje prej 118% në krahasim me vitin e kaluar, ose 125 leje më shumë.

Ekspertët pohojnë se në afatin e shkurtër, investimi në ndërtim mund të ndikojë në rritjen e qarkullimit të parave dhe hapjen e vendeve të reja të punës, por që në afat të gjatë nuk i jep vlerë të shtuar ekonomisë, teksa nuk ndikon në rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë (Shqipëria vijon të mbetet një ndër shtetet me të ardhurat më të ulëta për frymë në rajon dhe Europë).

Europa i përdor paratë krejt ndryshe në krahasim me Shqipërinë. Sipas të dhënave të Eurostat, që i përkasin vitit 2016, investimet e brendshme shkojnë 48% për ndërtim. Pjesa tjetër përdoret në investime në teknologji e shpikje, që rrisin produktivitetin, përkatësisht 31% në pajisje dhe 17% në pronësi intelektuale (shiko grafikun).

Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor nga institutet statistikore të rajonit, edhe në Maqedoni, ndërtimi merr rreth 63% të investimeve, ndërsa pajisjet e makineritë rreth 30%, sa dyfishi i Shqipërisë. Maqedonia është një hap përpara Shqipërisë si për teknologjinë e informacionit ashtu dhe për industrinë, teksa është një prodhues i pjesëve të makinave, si psh katalizatorë nga Johnson Doel, një kompani që kishte të ardhura prej 1.2 miliardë eurosh në 2016-n, tre herë më shumë se sipërmarrja më e madhe në Shqipëri.

Në Mal të Zi dhe Serbi, ndërtimi zë rreth gjysmën e investimeve të brendshme, ndërsa pajisjet e makineritë zënë përkatësisht 37% n Mal të Zi dhe 48% në Serbi.

Kanalizimi i fondeve të lira kryesisht në banesa ka bërë që vendi ynë të ketë peshën më të lartë të ndërtimit në prodhimin e brendshëm bruto në Europë. Me gati 11% të PBB-së, ndërtimi qëndron gati 3 pikë përqindje më lart nga ndjekësi më i afërt, që është Maqedonia. Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja kanë qenë më të frenuar në zhvillimin e këtij sektori, që zë mesatarisht 4-6% të PBB-së. Në vendet e Bashkimit Europian, ndërtimi, i maturuar prej vitesh, zë rreth 5.3% të PBB-së./monitor/a.m.

Next Post
Instituti i Gjeoshkencës: Do ketë ulje temperaturash dhe shumë reshje dhe dëborë në verilindje

Edhe sot mot me reshje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm i OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

Alarm i OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

August 6, 2026
Policia zbardh detaje për deportimin e Sokol Hoxhës, autor i tre vrasjeve

Policia zbardh detaje për deportimin e Sokol Hoxhës, autor i tre vrasjeve

August 6, 2026
Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

August 6, 2026
Hakerët hyjnë në ‘zemër’ të infrastrukturës amerikane, preken sistemet e ujit në 12 shtete

Hakerët hyjnë në ‘zemër’ të infrastrukturës amerikane, preken sistemet e ujit në 12 shtete

August 6, 2026
“Paketa e maleve” për turizmin, lehtësira në taksa për të nxitur investimet në zonat e pazhvilluara

Gushti sjell kulmin e sezonit turistik në Theth, rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë

August 6, 2026
28 vatra zjarri në 24 orë/ MIA: 5 mbeten aktive, evakuohen 4 familje në Mallakastër

28 vatra zjarri në 24 orë/ MIA: 5 mbeten aktive, evakuohen 4 familje në Mallakastër

August 6, 2026
Sulme masive me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës, viktima dhe dëme

Sulme masive me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës, viktima dhe dëme

August 6, 2026
Shtatë vatra zjarri aktive në vend, Mallakastra në betejë më flakët, zjarri vijon të përhapet

Shtatë vatra zjarri aktive në vend, Mallakastra në betejë më flakët, zjarri vijon të përhapet

August 6, 2026
Seanca vendimtare në Kuvendin e Kosovës, pritet sot konstituimi i legjislaturës së re. Zgjedhja e presidentit, sfida e radhës

Seanca vendimtare në Kuvendin e Kosovës, pritet sot konstituimi i legjislaturës së re. Zgjedhja e presidentit, sfida e radhës

August 6, 2026
Skandal në Britani, akuza për përdhunime e ngacmime seksuale në kolegjin ushtarak

Skandal në Britani, akuza për përdhunime e ngacmime seksuale në kolegjin ushtarak

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com