Në moshën 71 vjeçare ka ndërruar jetë shkrimtari dhe regjisori, Curtis Hanson, fitues i çmimit Oscar.
Ai ka vdekur në shtëpinë e tij në Hollywood. Ai kishte dalë në pension për shkak të sëmundjes Alzheimer, ndërsa thuhet se ai ka vdekur nga shkaqet natyrore, shkruan kp.
Hanson kishte filluar karrierën e tij si shkrimtar në revistën “Kinema”, ndërsa më vonë kishte fituar çmimin Oscar për skenarin më të mirë për “LA Confidential”.
Po ashtu, ai kishte drejtuar filmin e Eminem-it, “8 Mile”. (b.an)











