Ndërron jetë ish-presidenti i Malit të Zi, Momir Bullatoviç.
Momir Bullatovic, ndërroi jetë gjatë ditës së sotme në moshën 63 vjeçare.
Ai ka qenë president i Malit të Zi në vitet 1990-1998.
Po ashtu Bullatoviç ka qenë president i Qeverisë Federale të Jugosllavisë nga viti 1998 deri në vitin 2000.
Ai është personi që rrëfeu bisedën e tij me ish-presidentin Sali Berisha dhe si arriti ta bindë atë për të kontrabanduar naftë përmes veriut të Shqipërisë.
Mediat malazeze shkruajnë se Bullatovic ka vdekur nga një sulm në zemër.