• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ndërron jetë infermieri i ri, nëna zbulon detaje shokuese: U sëmur në punë, nuk e lanë të vinte në shtëpi

by A R
05/04/2020 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një infermier i ri në Britani ka ndërruar jetë pasi po trajtonte pacientët e infektuar me koronavirus. 23-vjeçari John Alagos u sëmur në punë, por nuk u lejua që të shkonte në shtëpi pasi pavijoni i tij kishte pak persona në shërbim, deklaroi nëna e tij e trishtuar.

Besohet se punonjësi i ri i shëndetësisë u infektua me Covid-19 dhe ndërroi jetë në shtëpi pasi përfundoi turnin 12 orësh, por nuk është konfirmuar nga burime zyrtare. Nëna e tij, Gina Gustilo, 50 vjeçe ka zbuluar detaje shokuese nga ngjarja tragjike.

E kontaktuar nga “Mail Online”, ajo tregoi se i biri nuk vuante nga sëmundje shoqëruese, por u infektua se nuk ishte pajisur me veshje mbrojtëse në punë. Pasi përfundoi turnin të premten, u kthye në shtëpi duke u ankuar se kishte kaluar gjithë natën me dhimbje koke dhe temperaturë të lartë.

Me lot në sy, Gustilo tha: “Unë e pyeta se pse nuk erdhi në shtëpi dhe ai tha se kishte pyetur personelin tjetër, por ata nuk e lanë të shkonte se ishin pak persona në shërbim. Unë i thashë të merrte pak paracetamol. Pas disa minutash, e gjeta në krevat teksa ngjyra e lëkurës po i bëhej blu”.

Pasi e gjeti djalin pa ndjenja, Gustilo telefonoi menjëherë urgjencën, por ishte e pamundur që të rikthehej në jetë.

John Alagos trajtonte pacientët me koronavirus në Spitalin e Përgjithshëm Watford, i cili mbrëmë deklaroi për një “incident të rëndësishëm” dhe mbylli departamentin e tij A&E pas një problemi me pajisjet që furnizojnë me oksigjen.

Spitali i Përgjithshëm Ëatford bëri një deklaratë pas ngjarjes: “Stafi ynë është informuar plotësisht për simptomat e Covid-19 dhe ne kurrë nuk do të prisnim që dikush të qëndronte në punë nëse do të shfaqnin ato simptoma. … Ne e kemi mbajtur gjithmonë stafin tonë të përditësuar me udhëzimet e fundit për t’u siguruar që ata kanë nivelin e duhur të mbrojtjes”.

/a.r

Next Post
Një luftë e porsanisur për të fituar të nesërmen

Bilanci i fshehur në Spanjë, mijëra persona kanë vdekur pa u testuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com