• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bilanci i fshehur në Spanjë, mijëra persona kanë vdekur pa u testuar

by A R
05/04/2020 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spanja është shteti i dytë në Europë që regjistron një numër të lartë të viktimave dhe shërbimet funerale janë të tejmbushura si pasojë e krizës së koronavirusit.

Viktimat transportohen me mjete ushtarake nga spitalet e Madridit drejt tre morgjeve të emergjencës në kryeqytet. Për shkak të situatës dramatike, dy pista patinazhi janë përshtatur për të kryer një tjetër funksion këtë periudhë. Numri i viktimave në Spanjë ka arritur në 12.418 duke iu afruar bilancit tragjik të Italisë, shteti me shifrën më të lartë të vdekjeve në botë.

Por autoritetet në qytete dhe fshatra të ndryshme kanë treguar një pjesë më të errët të shpërthimit të pandemisë. Ata pretendojnë se numri i jetëve të humbura mund të jetë më i lartë pasi shumë prej tyre kanë ndërruar jetë pa u diagnostikuar, raporton The Telegraph.

“Numri mesatar i viktimave në provincë është rreth 90, por këtë vit ka arritur në 250 dhe kjo nuk është në të dhënat finale. Nga viktimat, vetëm 30 janë diagnostikuar”, tha Carlos Martinez, kryebashkiaku i qytetit Soria.

Martinez tha se spitali më i madh i Sorias ka arritur limitin e pacientëve të shtruar në kujdes intensiv.

“Është një situatë emergjente”, tha ai. Ministria e Shëndetësisë pasqyron vetëm numrin e vdekjeve të pacientëve që janë testuar me Covid-19. Por në shtëpi private dhe në shtëpi kujdesi mund të kenë ndërruar jetë shumë të tjerë, të cilët thuhet se nuk janë testuar.

/a.r

Next Post
Koronavirusi i merr jetën gruas nga Kumanova, 114 të infektuar në Maqedoninë e Veriut

Shifrat e fundit nga Maqedonia e Veriut: 72 raste të reja dhe 2 viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com