Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani ditën e sotme, ku një deputet konservator ka humbur jeten pasi u qellua disa here ne thikë nga nje person.
Sipas The Guardian, goditjet kane rezultuar fatale dhe deputeti vdiq ne spital.
Ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.
Deputeti Sir David Amess, i cili përfaqëson Southend West në Essex, u sulmua këtë të premten në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea.
Bëhet me dije se Amess, 69 vjeç, mori fillimisht trajtimin mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që më pas një helikopter i urgjencës bëri transportimin e tij në spital, ku dhe humbi jeten.
“Ne u thirrëm për një sulm me thikë në EastWood Rd North, pak pas orës 12:05. Një burrë u arrestua menjëherë pas kësaj dhe ne nuk po kërkojmë askënd tjetër”, deklaroi policia britanike./m.j











