Kryendeshja e javës së 23 në kampionatin shqiptar të futbollit mes Kukësit dhe Partizanit që po zhvillohet në stadiumin ‘Zeqir Ymeri’ është ndërprerë për 4 minuta pas përplasjes mes tifozëve miq me policinë dhe më pas me vendasit.Në minutën e 60 të ndeshjes miqtë thyen stolat e stadiumit, ndërsa më pas u përplasën me policinë, pasi efektivët tentuan të qetësonin gjendjen.
Por situata agravoi pas përfshirjes edhe të vendasve, që vrapuan drejt tribunës së tifozëve të Partizanit, por i ndaloi policia.Pas 4′ ndërprerje për shkak të incidentit ndeshja rifilloi, ndërsa policia ka shoqëruar disa n ga tifozët në komisariat pas sherrit.
Ndeshja vazhdon që të jetë 0-0, ndërsa është vendimtare për fatet e kampionatit, pasi në rast humbje të të kuqve, Kukësi do të ishte i qetë në rrugën drejt titullit, ndërsa verilindorët nuk e njohin shijen e humbjes./report tv/a.k