• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ndërprerja e ndihmave palestineze, Trumpit ia ka kërkuar Netanyahu

by A R
03/09/2018 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sugjerimi për ndërprerjen e plotë të fondeve amerikane për agjencinë e Kombeve të Bashkuara dedikuar palestinezëve (UNRWA) raportohet të ketë ardhur nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Sipas asaj që bën të ditur media amerikane “Axios”, që citon zyrtarë izraelitë, Netanyahu u ka thënë vetëm dy javë më parë zyrtarëve të administratës së Trumpit se mbështeste plotësisht ndalimin e financimeve, edhe pse e ka bërë këtë pa u konsultuar paraprakisht me shefat izraelitë të sigurisë.

Raportimi vjen vetëm pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan ndalimin e plotë të financimit të agjencisë së Kombeve të Bashkuara që ofronte ndihma për refugjatët palestinezë.

“Administrata ka rishikuar me kujdes çështjen dhe doli në përfundimin se Shtetet e Bashkuara nuk do të kontribuojnë më për UNRWA-në”, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, në deklaratën e së premtes së kaluar.

Në atë dalje për mediet, Nauert tha se modeli i biznesit dhe praktikat fundamentale të “UNRWA”-së ishin “të paqëndrueshme”, teksa shtoi më tej se grupi në fjalë ka qenë prej vitesh në “status krize”.

“Axios” theksonte pak javë më parë se sugjerimi izraelit ishte që Shtetet e Bashkuara t’i kufizonin gradualisht financimet për “UNRWA”-në, nëse do të vendosnin të ndërmerrnin këtë hap. Madje, vendi hebre nuk mbështeste ndërprerjen e ndihmave amerikane për Rripin e Gazës, për shkak të frikës se kjo mund të çonte në një kolaps humanitar dhe tensionim të situatës në terren.

Por, Netanyahu e ndryshoi mendjen para pak javësh dhe më tej ia përcolli mendimin e tij administratës së Trumpit në mënyrë private, sikurse edhe anëtarëve të Komitetit për Buxhetin në Senat. Zyra e Netanyahut nuk ka reaguar ende mbi këtë raport.

Megjithatë, përpara shpalljes së vendimit, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas tha se mund të kishte një përpjekje nga administrata amerikane për të ushtruar presion ndaj autoriteteve palestineze.

“Pasi përdorën ndihmat humanitare për të shantazhuar dhe bërë presion ndaj lidershipit palestinez, për të pranuar planin e njohur si ‘marrëveshja e shekullit’, administrata e Trumpit po planifikon të shkaktojë një skandal imoral kundër refugjatëve palestinezë, duke i dhënë të drejtën vetes për t’u mohuar të drejtat historike të tyre”, tha Abbas.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi nga ana tjetër nisjen e diskutimeve për një qasje të re të dhënies së ndihmave për refugjatët palestinezë, me OKB-në, qeveritë përkatëse dhe palët e tjera të interesuara ndërkombëtare.

Next Post
Basha thirrje për protesta antiligjore: Le të vijnë të më arrestojnë mua…

Opozita, me platformë: Nuk do ketë pjesmarrje normale në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendosi bombë të rremë te karburanti dhe i vendosi gjobë 50 mijë euro në kripto biznesmenit, RENEA arreston 21-vjeçarin në Dibër! Ja çfarë e tradhtoi

Vendosi bombë të rremë te karburanti dhe i vendosi gjobë 50 mijë euro në kripto biznesmenit, RENEA arreston 21-vjeçarin në Dibër! Ja çfarë e tradhtoi

October 3, 2026
Aksident në Unazën e Fierit, “Toyota” përplaset me murin e një banese, plagoset drejtuesi i mjetit!

Aksident në Unazën e Fierit, “Toyota” përplaset me murin e një banese, plagoset drejtuesi i mjetit!

October 3, 2026
Rama publikon pamje nga punimet për “Urën e Re” të Bahçallëkut: Po merr formë hap pas hapi, investimi lehtëson lëvizjen në hyrje të Shkodrës

Rama publikon pamje nga punimet për “Urën e Re” të Bahçallëkut: Po merr formë hap pas hapi, investimi lehtëson lëvizjen në hyrje të Shkodrës

October 3, 2026
Liga e Kombeve/ Natë me gola dhe kartona të kuq, Italia ndal Francën! Ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve

Liga e Kombeve/ Natë me gola dhe kartona të kuq, Italia ndal Francën! Ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve

October 3, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: SPAK, korrupsioni, reagimi i Ramës

October 3, 2026
Përshkallëzohen protestat e të rinjve, Franca në kaos! 1747 të arrestuar vetëm ditën e djeshme!

Përshkallëzohen protestat e të rinjve, Franca në kaos! 1747 të arrestuar vetëm ditën e djeshme!

October 3, 2026
Qeveria e Kosovës i përgjigjet Kuvendit: S’ka pengesa ligjore për nismën e ndryshimit të Ligjit për Specialen

Qeveria e Kosovës i përgjigjet Kuvendit: S’ka pengesa ligjore për nismën e ndryshimit të Ligjit për Specialen

October 3, 2026
Betejë me flakët gjatë gjithë natës, vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në Peqin! Aksion nga ajri e toka, u rrezikuan edhe banesat!

Betejë me flakët gjatë gjithë natës, vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në Peqin! Aksion nga ajri e toka, u rrezikuan edhe banesat!

October 3, 2026
“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com