• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërlidhja Dixhitale, Harito: Shqipëria rol lideri në rajon

by A R
04/07/2016 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria me mbështetjen e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe BE-së ka marrë një rol lider ne Ballkan në drejtim të ndërlidhjes dixhitale. Deklarata është bërë nga ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, gjatë Samitit të tretë për Ballkanin Perëndimor që po zhvillohet sot në Paris.

Duke marrë fjalën gjatë Forumit për Inovacionin Dixhital dhe Teknologjitë e reja, ministrja Harito bëri një ekspoze të plotë të zhvillimeve në drejtim të realizimit të Axhendës Dixhitale në Shqipëri.

Ajo u ndal veçanërisht në iniciativën e ndërmarrë nga Shqipëria me mbështetje të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe BE-së për zhvillimin e projektit rajonal për broadband-in, si instrument për hapjen e vendeve të reja të punës për rininë.

Ministrja theksoi rëndësinë e axhendës dixhitale për zhvillimin e ekonomisë dhe impaktin pozitiv në reduktimin e kostove, përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarin dhe biznesin raporton Bw. Gjithashtu ajo e vuri theksin tek rëndësia e ndërlidhjes rajonale për zhvillimin e shërbimeve ndërkufitare si domosdoshmëri për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmbushjen e objektivave të Strategjisë së Evropës Juglindore 2020.

Samiti i tretë për Ballkanin Perëndimor po mbahet sot në Paris si një takim i nivelit të lartë i nisur me procesin e Berlinit në 2014, i vazhduar me samitin e Vjenës në vitin 2015, me qëllimin për të mbështetur përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke forcuar bashkëpunimin rajonal nëpërmjet iniciativave konkrete./a.m.

Next Post

Grabitja e shekullit në aeroportin e Brukselit, si u vodhën 10 kg diamante

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com