• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Grabitja e shekullit në aeroportin e Brukselit, si u vodhën 10 kg diamante

by A R
04/07/2016 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rinasi nuk është i vetmi aeroport që është shndërruar në një skenë grabitjeje, një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në Belgjikë në vitin 2013 dhe është cilësuar si grabitja e shekullit. Janë dashur vetëm 3 minuta që të grabiten 10 kg diamantë në aeroportin Zaventem të Brukselit, kanë raportuar mediat italiane në atë peridhë. Sikurse në një skenë filmi çdo gjë u realizua shpejt pa plumba dhe pa gjakderdhje. 8 persona të maskuar hynë në pistë me një furgon policie dhe nën errësirën e natës u larguan duke realizuar objektivin e tyre.

Profesionistë të maskuar si policë, mbërritën me dy furgona dhe shpërthyen gardhin në pjesën perendimore të aeroportit. Mesa duket vjedhja në aeroport ndodh edhe në Bruksel,në zemër të Europës.Të maskuar, të armatosur, të pajisur me lazer dhe tërësisht gjakftohtë realizojnë vjedhjen e shekullit në aeroport. Në errësiërn e natës 8 personat arritën të grabisin 120 thasë me gurë të çmuar. Sërish nën errësirën e natës largohen duke lënë pas shumë pikëpyetje raporton Shqiptarja.

Dëshmitarët kanë treguar sesi personat iu drejtuan njësisë së Swiss Air ku në bord ndodheshin dhe pasagjerët. Makinat e blinduara sapo kishin mbaruar ngarkimin ndërsa 8 personat zbritën nga makinat dhe i bllokuan. Asnjë nga 4 pengjet nuk arritën t’i shihnin grabitësit, të cilët shumë shpejt thyen derën ku ishte ngarkesa, morën thesarin dhe u larguan andej nga erdhën. Pak metra më tutje policia gjeti të djegur një nga makinat e përdorura për grabitjen. Kjo nuk ishte hera e parë që një grabitje ndodhi në aeroportin e Zaventem pasi është afër me Anversa, i konsideruar si kryeqyteti botëror i diamanteve.

Next Post

VIDEO/ Momentet kur vrasësi maqedonas merr përpara me makinë Almirin 4-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com