• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ndërkombëtarët të ftohtë me opozitën”/ Spaho: Reaguan për zhvillimet në parlament

by Java News
04/12/2023 21:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe kjo e hënë i ngjasoi seancave parlamentare të këtyre javëve kur opozita bllokon, hedh tymuese e flakadanë e përmbys karrige, si reagim për të plotësuar kërkesat e saj, ndërsa kryeparlamentarja Nikolla e mbylli seancën në kohë rekord.

Por ndryshimi sot ishte se konfliktualiteti i deputetëve të opozitës ishte më i madh me Gardën, e cila tentoi kontrolle më të imtësishëm të tyre, por nuk ia doli pasi tymueset dhe flakadanë u ndezën sërish në sallë. Jo vetëm kaq. Flamur Noka dhe Edi Paloka i vunë zjarrin edhe rregullores dhe letrave që gjetën mbi tavolinat e deputetëve dhe i hodhën mes karrigeve përmbys.

Por ndryshe nga më herët, pas asaj që ndodhi sot, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përmendi burgun për deputetët e  opozitës.

Për këto zhvillime u diskutua këtë të hënë në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN. Deputeti demokrat, Edmond Spaho, u shpreh se për këtë situatë kanë reaguar këtë herë edhe ndërkombëtarët, të cilët sipas tij, kanë qenë të ftohtë gjatë kohëve të fundit me opozitën.

“Ne jemi të shtyrë në një situatë të tillë nga qëndrimet e mazhorancës, e cila na mohon të drejtat kushtetuese si opozitë. Nëpërmjet komisioneve hetimore ne ushtrojmë funksionin tonë si opozitë. Pasi ka kapur të gjitha pushtet, Rama po tenton të kapë edhe opozitën.

Ky është një grusht shteti real. Ne do të reagojmë, nuk pranojmë të mbetemi opozitë fasadë. Ndërkombëtarët kanë qenë të ftohtë për arsyet e opozitës. Megjithatë, këtë herë reaguan të gjithë ndërkombëtarët në Tiranë, por edhe në Bruksel. Në raportin e publikuar së fundmi, respektimi i të drejtave të opozitës janë kushte bazë për integrim në BE. Edhe faktori ndërkombëtar që ka qenë i ftohtë me opozitën, filloi të reagojë sepse e shikon që po shkelen të drejtat e opozitës.

Pavarësisht se ata i miratojnë ato ligje, si për opinionin e brendshëm dhe ata janë, tregohet se ky parlament nuk është funksional. Në Reuters ishin botuar fotografitë e situatës në Parlament. Kjo është një situatë që nuk na nderon dhe mazhoranca duhet t’i thërresë arsyes dhe të plotësojë kërkesat”, tha Spaho./m.j

Next Post
Euro 2024/ Sylvinho për Marca: Jemi më mirë se në 2016, tribunat në Gjermani do jenë kuqezi

Euro 2024/ Sylvinho për Marca: Jemi më mirë se në 2016, tribunat në Gjermani do jenë kuqezi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In