• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nderimi për Zbigniev Brezinskin dhe liria e rrezikuar e kriticizmit iluminues në Shqipëri

by Moikom Zeqo
17/06/2017 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Moikom Zeqo

Në 26 maj 2017 mbylli sytë mendimtari politik më i madh i Amerikës  Zbigniew Brzezinski.

Asnjë artikull nuk u shkrua në shtypin shqiptar për këtë “thinker” i cili ka luajtur një rol të madh në kriticizmin dhe emancipimin e politikës botërore, por në substancë edhe të vetë politikës amerikane.

Libri i tij i famshëm “THREE PRESIDENTS AND THE CRISIS OF AMERICAN SUPERPOWER” është përkthyer dhe në gjuhën shqipe.

Unë kam botuar dy artikuj për këtë libër për shtypin shqiptar.

 Kam patur dhe një arsye personale. Në 1996-1997 unë kam jetuar për një vit në Washington D.C. Në bibliotekën të Dombartom Oaks-it unë lexoja pa pushim, kam menduar shpesh edhe për Berzhinskin.

Kisha me vete revistën “Sot” ku si pjesëtar i redaksisë ndikova për botimin e një fragmenti të gjatë të librit “Rënia  e  komunizmit” të Brezhinskit.

Për ata që nuk e dinë dua të them se revista “Sot” e një formati të madh, qe revista kryesore politike e Partisë Socialiste në vitin 1991-1992.

 Gjatë kohës që isha në Washington D.C. vendosa atakoj Brezinskin.

 Mbasi e gjeta adresën e zyrës së tij, pasi thashë identitetin tim, se kisha qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, por dhe ish-Ministër i Kulturës, prita pak, me lajmeruan, dhe u ngjita tek zyra e tij.

Ai më priti thjesht, qetë dhe plot shprehje humori.

 Unë i zgjata revistën “Sot” dhe i thashë, qe kemi botuar një fragment të librit të tij.

Të doli profecia, i thashë. Po, tha,me doli, përveç Kinës.

 Kanë kaluar 20 vjet që nga ai takim i shkurtër, por kuptimplotë.

 Ndoshta nje ditë do të shkruaj përshtypjet e mia nga ai takim.

 Por ajo që është e rëndësishme për ta nderuar këtë mendimtar të madh, është mënyra si ai në mënyrë kriticiste kritikon politikat dhe praktikat  e gabuara të presidentëve amerikanë.

 Libri i tij qe permenda me siper. i cili është mbiquajtur dhe si Shansi i Dytë i Amerikës, është një vlerësim i paanshëm, pa asnjë klientelizëm dhe që, nuk kursen askënd ,nga tre presidentët, Bushin, Klintonin dhe Bushin Junior.

 Flet për përgjegjësitë e liderit botëror dhe nënvizon , se kjo përmbushje është ndikuar shumë prej stileve personale të secilit prej tyre.

Zbignew Brezinski, komentuesi shkencor dhe vizionar  më i shquar i Amerikës për çështjet e jashtme nuk ngurron të nxjerrë përfundimin se Shtete e Bashkuara edhe kanë çuar dëm një sasi të madhe fuqie dhe prestigji.

Asnjë president nuk i shpëton kritikës së Brezinskit, ndonëse fajin nuk e ndan ndër ata në mënyrë të njëjtë.

 Brezinski e mbyll librin e vetë duke e këshilluar Amerikën se si ajo mund të fitojë staturën e vetë botërore në erën e sotme të ndërlikuar të zgjimit politik botëror.

Duke rilexuar sërish këtë libër vura re një aktualitet të paparë.

Mendova: kush ja jep fuqinë këtij mendimtari politik që të mos ketë asnjë kompleks, asnjë lloj klientelizmi edhe ndaj presidentëve të Amerikës?

 Këtë fuqi mendore e jep dhe Amendamenti i Parë i Kushtetutës së Amerikës ,që thotë se askush nuk mund të dënohet për mendimet e tij politike apo bindjet fetare.

Por më kryesorja është se ky mendimtar i jashtëzakonshëm në politikë bazohej te arritjet shkencore dhe një kulturë e pashembullt dhe e jashtëzakonshme politike, kombëtare ,amerikane dhe globale.

Natyrisht në Shqipëri mungojnë mendje të tilla të ndritura. Ne ende galvanizojmë vetveten në provincionalizmin tonë politik, në dituritë sipërfaqësore, në inatet dhe instinktet ballkanike, në urrejtjet kanunore.

 Shkrimet kritike,qe reflektojne subjektet provinciale te politikes shqiptare, shkaktojne nervozizem ,urrejtje te papermbajtur, primitive,etj, nga ana e kryetareve te partive, qe zoterojne pejsazhin e demonizuar te politikes shqiptare.

Keta kryetare te partive, me dituri siperfaqesore, madje edhe ne vete substancen e politikes universale, kane ndjesi mesianike, brutale dhe groteske dhe i stigmatizojne dhe perbuzin mediat, pushtetin mediatik e quajne nje pengese te neveriteshme dhe te perbuzeshme ne kembet e tyre te pushtetit te babezitur.

Kjo eshte e verteta ne Shqiperi !

Por kurrë nuk mund ( nuk duhet ) të bijem në humnerën e një dëshpërimi dhe të themi, se njeriu shqiptar është i destinuar për të thënë vetëm amen, se statusi i mercenarit, qenka gjoja statusi universal i shqiptarëve në histori.

 E hedh me përbuzje tej këtë ide të mbrapshtë. Dixi et salvavi amimam meam – Fola dhe shpëtova shpirtin tim!

Por nderimi per nje mendimtar te madh amerikan dhe boteror si Berzhinski na jep force, aresyetim dhe mbijetese te kriticimit iluminues  dhe absolutisht jetik!

Next Post
Kushtetuta/ A mundet Meta të mos dekretojë qeverinë pas 25 Qershorit?

Analiza kushtetuese/ Skenarët se si Metës i pritet rruga drejt presidencës para betimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In