• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Ndërhyrjet mund të lehtësojnë presionet forcuese të Lekut”, Masat e BSH për frenimin e zhvlerësimit të Euros

by A R
07/08/2023 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka e Shqipërisë mori vendimin të blerje në treg deri në 300 milionë Euro nga 220 që pati parashikuar për vitin 2023.

Në një intervistë për Tv Klan drejtori i politikave monetare në Bankën e Shqipërisë rendit edhe faktorët që çuan në këtë ndërhyrje, që sipas tij pritet të ndihmojë në lehtësimin e pjesshëm të ofertës dhe presioneve forcuese në kursin e këmbimit.

Erald Themeli, Drejtor i Departamentit të Politikave Monetare në Bankën e Shqipërisë: Ne gjykuam se ky hap ishte i dobishëm së pari sepse i shërbejmë përsëri objektivit tonë të mjaftueshmërisë së rezervës në një horizont kohor afatmesëm, por pjesërisht gjykojmë që do të lehtësojë një pjesë të presionit që ekziston në tregun valutor në formën e rritjes së ofertës së valutës në këtë treg.

Analizat e Bankës së Shqipërisë vazhdojnë të tregojnë se arsyet e forcimit të kursit të këmbimit të lekut në tregun e brendshëm valutor lidhen me përmirësimin e shpejtë të bilancit të huaj të ekonomisë shqiptare.

Erald Themeli: Ne kemi pasur një nivel mëse të mjaftueshëm hyrjesh valutore qoftë nga eksportet, qoftë nga investimet e huaja direkte për të diktuar këtë trend forcues të kursit të këmbimit në tregun e brendshëm valutor.

Në gjykimin e bankës qëndrore forcimi i monedhës vendase në tërësi ka dhënë efekte pozitive për ekonominë shqiptare.

Erald Themeli: Analizat tona tregojnë se në rast se do kishim një kurs më të dobët këmbimi, do kishim një nivel inflacioni dyfish më të lartë nga ai që kemi aktualisht, dhe norma interesi dyfish më të lartë.

Megjithatë Banka e Shqipërisë po ndjek më vëmendje zhvillimet në tregun valutor dhe nëse do jetë nevoja sërish mund të ndërhyhet.

Erald Themeli: Në rast se do jetë e nevojshme, në përputhje me objektivin tonë të inflacionit, ne mund të ndërtojmë edhe plane kontigjencë për zbutjen e luhatjeve të mëtejshme. Për momentin ne gjykojmë që tregu i këmbimit valutor po funksionon normalisht.

Këtë të hënë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë 1 Euro këmbehet mesatarisht me 103.62 Lekë, një rënie kjo me 0.42 pikë në krahasim me një ditë më parë.

/a.r

Next Post
Shpërthim i fortë në Turqi, dhjetë të plagosur

Shpërthim i fortë në Turqi, dhjetë të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In