• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ndërhyrjet e huaja elektorale”/ Balla propozon Rezolutë në parlament kundër lajmeve të rreme

by Java News
13/10/2019 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Paketa Antishpifje e miratuar nga Qeveria shqiptare dhe që pret miratimin në Kuvend është një hap i parë, i rëndësishëm për ta mbrojtur Shqipërinë nga dezinformomi”. Kështu deklaron kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, teksa ka propozuar nje Rezolutë në Parlament kundër ndërhyrjes elektorale të huaj dhe kundër lajmeve të rreme.

Balla tha se Shqipëria regjistron një rast të rëndë të ndërhyrjes së huaj elektorale përmes financimit me burime nga kompani guacka, prapa të cilave ka prova se fshihet Rusia, duke kujtuar kështu akuzat ndaj PD-së.

Ai shtoi se: “Nuk janë të rastësishme dhe janë padyshim të lidhura me njëra tjetrën pagesat e Biniatta Trade, një kompani guackë në pronësi të dy shtetasve rusë, në favor të fushatës zgjedhore të Lulezim Bashës dhe Partisë Demokratike, me hapësirën e vendosur në dizpozicion të baltës ndaj Shqipërisë në media dukshëm me afinitet rus”.

REAGIMI I BALLES NE FB

Bashkimi Europian po ndërmerr veprime kundër ndërhyrjes së huaj në fushatat elektorale dhe kundër lajmeve të rreme.

Duhet që edhe në Kuvendin e Shqipërisë të mos vonojmë marrjen e masave të njëjta sikurse edhe nga BE.

Në ditët në vijim do të prezantojmë në Kuvendin e Shqipërisë një Rezolutë të përafruar me dokumentin që Parlamenti Europian miratoi këtë javë. Rezoluta e PE e miratuar të enjten më 10 Tetor 2019 ishte një dokument tepër i fortë “mbi ndërhyrjet e huaja elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare dhe Europiane”.

 

Paketa Antishpifje e miratuar nga Qeveria shqiptare dhe që pret miratimin në Kuvend është një hap i parë, i rëndësishëm për ta mbrojtuar Shqipërinë nga dezinformimi. Një nga zgjidhjet që jep paketa konsiston në autorizimin e AMA, institucioni që mbikqyr ofruesit e shërbimit të mediave audiovizive, të monitorojë tashmë edhe fushën e veprimit të të gjitha llojeve të mediave elektronike, duke përfshirë edhe publikimet online. Qëllimi është i mirë: çdokush të marrë përgjegjësinë për fabrikimin apo shpërndarjen e lajmit të rremë. Duhet ta përmbyllim këtë fazë të parë të betejës me dezinformimin. Zgjidhja e ofruar në Paketën Antishpifje është e njëjtë me çfarë sugjeron BE “një përmirësim të Task-Force të BE-së StratCom në një strukturë të përhershme me një financim dukshëm më të mirë. Ata u bëjnë thirrje kompanive të internetit dhe mediave sociale të bashkëpunojnë në kundërshtimin e dezinformimit, pa dëmtuar lirinë e fjalës dhe BE-së të krijojë një kornizë ligjore për të luftuar kërcënimet hibride”.

 

Në tekstin e Rezolutës së PE përfshihen parashikime edhe për vendet kandidate për në Bashkimin Europian të Ballkani Perëndimor. Rezoluta “konsideron që BE duhet të punojë drejt zgjidhjeve praktike për të mbështetur dhe forcuar Median demokratike, të pavarur në vendet e fqinjësisë së BE-së dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor që janë kandidatë për anëtarësim në BE”.

 

Në fakt edhe Shqipëria rregjistron një rast të rëndë të ndërhyrjes së huaj elektorale përmes financimit me burime nga kompani guacka, prapa të cilave ka prova se fshihet Rusia. Megjithëse vendet anëtare të BE ndalojnë plotësisht ose pjesërisht dhurimet e huaja për partitë politike ose kandidatët, aktorët e huaj gjejnë mënyra për t’i anashkaluar ato rregulla, thanë eurodeputetët, në diskutimet e tyre, duke veçuar rastet e ‘Frontit Kombëtar’ në Francë, dhe pretendimet e raportuara nga media për Partinë ‘Liria’ në Austri, ‘Lega’ në Itali dhe’ Leave EU’ në Mbretërinë e Bashkuar. Parlamenti Europian “thekson që ndërhyrja e huaj në zgjedhje minon të drejtën e qytetarëve për të thënë fjalën e tyre në qeverisjen e vendit, direkt ose përmes përfaqësuesve të zgjedhur, siç përcaktohet në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, dhe se ndërhyrja e tillë nga shtetet e tjera përbën një shkelje të ligjit ndërkombëtar, edhe kur nuk ka përdorim të forcës ushtarake, kërcënim për integritetin territorial ose kërcënim për pavarësinë politike”.

Dezinformimi përmes publikimit të lajmeve të rreme është gjithashtu një problem akut në Shqipëri, masat për shërimin sado pak të të cilit duhet të jenë urgjente. Nuk janë të rastësishme dhe janë padyshim të lidhura me njëra tjetrën pagesat e ‘Biniatta Trade’, një kompani guackë në pronësi të dy shtetasve rusë, në favor të fushatës zgjedhore të Lulezim Bashës dhe Partisë Demokratike, me hapsirën e vendosur në dizpozicion të baltës ndaj Shqipërisë në media dukshëm me afinitet Rus. Rasti i televizioni shtetëror Rusia Today është më i dukshmi, teksa transmetonte live nga Tirana protesta të militantëve të PD, të cilat më shumë trembën ndonjë turist të huaj, i cili pët fat të keq e “hëngri” se ajo që ndodhte në 5 mijë metër katrorë, ishte kudo në Shqipërinë që kishte planifikuar të vizitonte këtë verë.

Njoftimi zyrtar i PE-së në përfundim të diskutimeve dhe miratimit të Rezolutës ishte: “parlamentarët europianë gjithashtu dënuan me forcë “veprimet agresive” që kërkojnë të minojnë sovranitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor që kërkojnë anëtarësimin në BE”.

Rezoluta e Parlamentit Europian ka marrë shkas nga të dhënat zyrtare mbi rritjen e madhe të propagandës Ruse në Europë dhe “nënvizon me shqetësim se numri i çështjeve të dezinformimit që i atribuohen burimeve ruse dhe të dokumentuara nga Task-Force e Komunikimit Strategjik Lindor që nga Janari 2019 (998 raste) është më shumë se dyfish në krahasim me të njëjtën periudhë në 2018 (434 raste)”.

Të gjithë e dimë se edhe në media të huaja ka patur shkrime dezinformuese në dëm të Shqipërisë, edhe Maqedonisë së Veriut, teksa afrohet vendim-marrja për fillimin ose jo të bisedimeve për anëtarësim me BE-në.

Prokuroria në Shqipëri, në SHBA dhe Skoci, ende po vijon hetimet për deklarimet e rreme të Kryetarit të PD-së Lulezim Basha lidhur me financimin e huaj, por është e rëndësishme që frymën e kësaj Rezolute të Parlamentit Europian edhe Kuvendi i Shqipërisë të forcojë legjislacionin tonë kombëtar kryesisht në financimin e partive politike si në kënvështrimin e transparencës, por edhe në parandalimin e penetrimit të financimit nga burime të huaja (rasti Basha-Biniatta Trade). Rezoluta e Parlamentit Europian “i bën thirrje Komisionit Europian të adresojë çështjen e financimit të huaj të partive politike dhe fondacioneve evropiane, pa penguar krijimin e një hapësire publike evropiane që shkon përtej Bashkimit Evropian, dhe të fillojë një diskutim me Shtetet Anëtare për të adresuar këto çështje në lidhje me partitë dhe themelet e tyre politike vendase”.

Fjala në anglisht “disinformation” sikurse në shqip “dezinformim” është një përkthim i huazuar nga fjala Ruse “dezinformatsiya”, që rrjedh nga titulli i një departamenti të egër të propagandës së KGB-së. Josif Stalin e shpiku termin, duke i dhënë asaj një emër që tingëllonte frëngjisht për të pretenduar se kishte origjinë perëndimore. Dictionary.com bën edhe dallimin mes “keqinformimit” nuk është e njëjtë me “dezinformimin”. “Keqinformimi është informacion i rremë që përhapet pa pasur qëllim manipulimi, ndërsa dezinformimi bëhet për qëllim manipulimesh te qytetarët. Shpesh qytetarët shpërndajnë informacione në rrjetet sociale pa pasur siguri apo dijeni për vërtetësinë e tyre, ku në shumicën e rasteve janë të dëmshme apo problematike për shoqërinë”, shpjegon arsyen Dictionary.com se përse kishte zgjedhur “keqinformimin”, si fjalën e vitit 2018.

 

 

Next Post
EXIT POLL: Vetëvendosje fituese me 28.1% të votave, LDK e dyta

Misteri me zarfet/ Votat e ardhura nga Serbia ngjallin dyshime te numëruesit në Prishtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE akuzon TikTok se dëmton të miturit: Të ndryshojë dizajnin që krijon varësi. Kompania: Akuzat të pabaza

BE akuzon TikTok se dëmton të miturit: Të ndryshojë dizajnin që krijon varësi. Kompania: Akuzat të pabaza

February 7, 2026
Princesha e Norvegjisë: Kërkoj falje për miqësinë me Epstein

Princesha e Norvegjisë: Kërkoj falje për miqësinë me Epstein

February 7, 2026
Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

February 7, 2026
Ylli Manjani për “vendimin pa vendim” të Kushtetueses: Kur mungesa e seriozitetit prodhon kolaps institucional

Ylli Manjani për “vendimin pa vendim” të Kushtetueses: Kur mungesa e seriozitetit prodhon kolaps institucional

February 7, 2026
VËZHGIMI I TEMA-s: Kushtetuesja dhe Këshilli i Mandateve, dy procese të ndara që po ngatërrohen në rastin Balluku

VËZHGIMI I TEMA-s: Kushtetuesja dhe Këshilli i Mandateve, dy procese të ndara që po ngatërrohen në rastin Balluku

February 7, 2026
Si u rrëzua koloneli grek që spiunonte për Kinën dhe nxirrte sekretet e NATO-s?

Si u rrëzua koloneli grek që spiunonte për Kinën dhe nxirrte sekretet e NATO-s?

February 7, 2026
Detaje nga vdekja e 4-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se i bëri reaksion mjalti

Detaje nga vdekja e 4-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se i bëri reaksion mjalti

February 7, 2026
Uashington / Spiropali takim me dy drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë: Forcim i bashkëpunimit ekonomik për rritjen e investimeve amerikane

Uashington / Spiropali takim me dy drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë: Forcim i bashkëpunimit ekonomik për rritjen e investimeve amerikane

February 7, 2026
Rikuperim i ekosistemeve, Rama: Pyjeve tona i janë shtuar 360 mijë fidanë të rinj!

Rikuperim i ekosistemeve, Rama: Pyjeve tona i janë shtuar 360 mijë fidanë të rinj!

February 7, 2026
“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

Zelensky: SHBA kërkon që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In