• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërhyrja e NATO-s pas 78 ditë bombardimesh, sot 22 vite nga çlirimi i Kosovës

by Java News
12/06/2021 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot shënohen 22 vite nga çlirimi i Kosovës. 22 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

E vlerësuar nga ata që e përjetuan si ditë e çlirimit dhe si një ndër ditët më të mëdha të historisë së Kosovës, 12 qershori, ndonëse jo e njohur edhe si festë zyrtare, është një ditë kur nga ushtarakë dhe diplomatë botërorë do të mbahet mend si një ditë gati konfrontimi midis Perëndimit dhe Rusisë, një ditë siç thuhej, ‘që do të mund të niste Luftën e Tretë Botërore.’

Ushtarët e parë të NATO-s që hynë në Kosovë më 12 qershor ishin forcat speciale të Norvegjisë dhe ato të Shërbimit Special Ajror Britanik, duke u gjetur ballë për ballë me trupat e Rusisë të cilët një ditë më parë ‘befasisht’ kishin marrë Aeroportin e Prishtinës me qëllimin e ndarjes së Kosovës. Rusia synonte prurjen e mijëra përforcimeve nga ajri, mirëpo pas intervenimit nga Washingtoni, Bullgaria, Hungaria dhe Rumania refuzuan kërkesën e Moskës për shfrytëzimin e hapësirës së tyre ajrore. Pas bllokadës amerikano-britanike të pistës së aeroportit, ministria e Jashtme ruse e quajti ndërhyrjen e ushtarëve të saj ‘një gabim.’ Dhe çdo gjë tjetër tashmë është histori.

Hyrja e ushtarëve të NATO-s hapi rrugën e kthimit në shtëpitë, tokën dhe vendin e tyre mbi një milion shqiptarëve të Kosovës të degdisur refugjatë në dhjetëra vende dhe tre-katër kontinente të botës, shkruan KP. Deri tash kanë shërbyer në Kosovë afër 500 mijë pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të shumë vendeve, kryesisht atyre perëndimore, duke qenë larg familjeve dhe më të dashurve të tyre dhe duke sakrifikuar edhe nga një pjesë të jetës për lirinë, sigurinë dhe paqen në Kosovë.

g.kosovari

Next Post
Zgjedhjet për kryetar të PD-së/ Shpërndahen listat e anëtarëve dy ditë para votimit. Gjana: Ja rastet kur pezullohet procesi i votimit

Jemin Gjana ndan listën e votuesve, kush lejohet të votojë për kryetarin më 13 qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i dyfishtë në Fier/ Mjeti me targa italiane përfundon në kanal, shkak parakalimi i gabuar

Aksident i dyfishtë në Fier/ Mjeti me targa italiane përfundon në kanal, shkak parakalimi i gabuar

July 28, 2026
“Epsteini” ynë

Agroni të shpjegojë pse ia futi vrapit

July 28, 2026
“Vuaj nga kleptomania akute”, Balla ironizon Shehajn me video të krijuar nga Inteligjenca Artificiale

“Vuaj nga kleptomania akute”, Balla ironizon Shehajn me video të krijuar nga Inteligjenca Artificiale

July 28, 2026
“Shqipëria po fiton terren dhe kjo i pengon disa”, analisti: Veprimi i Shehajt dëmtoi imazhin e vendit

“Shqipëria po fiton terren dhe kjo i pengon disa”, analisti: Veprimi i Shehajt dëmtoi imazhin e vendit

July 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

A doni vërtetë ndryshim: E kemi para syve!

July 28, 2026
Ukraina synon të prodhojë raketa Patriot me licencë, Zelensky: E diskutuam me Trump në Shtëpinë e Bardhë

Ukraina synon të prodhojë raketa Patriot me licencë, Zelensky: E diskutuam me Trump në Shtëpinë e Bardhë

July 28, 2026
Zjarret riaktivizohen në jugperëndim të Francës, evakuohen edhe 4 mijë persona dhe paralizohen 14 500 biznese

Zjarret riaktivizohen në jugperëndim të Francës, evakuohen edhe 4 mijë persona dhe paralizohen 14 500 biznese

July 28, 2026
Patos/ Zjarr i madh shkrumbon fermën blegtorale, digjen mbi 10 krerë bagëti! Dëmet arrijnë 7 mln lekë

Patos/ Zjarr i madh shkrumbon fermën blegtorale, digjen mbi 10 krerë bagëti! Dëmet arrijnë 7 mln lekë

July 28, 2026
E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni

July 28, 2026
Zyrtare/ Ja kush është trajneri i ri i kombëtares italiane të futbollit

Zyrtare/ Ja kush është trajneri i ri i kombëtares italiane të futbollit

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com