• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jemin Gjana ndan listën e votuesve, kush lejohet të votojë për kryetarin më 13 qershor

by Java News
12/06/2021 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jemin Gjana, kreu i Komisioni Zgjedhor në Partinë Demokratike zhbllokoi dje listën e votuesve të PD-së me mbi 75 mijë anëtarë.

Ajo nuk iu vendos në dispozicion kandidatëve siç e kanë kërkuar disa prej tyre, po u fut në një zarf të vulosur dhe të sigluar, ndërkohë sot i shpërndahet 76 qendrave të votimit.

Kryetari i Komisionit në PD Jemin Gjana tha se nëse do të evidentohet ndonjë zarf i listës së votuesve i hapur, në atë degë nuk do të zhvillohen zgjedhjet ditën e diel më 13 qershor.

“Jo, nuk do të ketë votim në atë qendër, nëse dokumentet dëmtohen. Sigurisht. Zarfet, bashkë me materialet e tjera zgjedhore, do të shpërndahen nesër dhe do të hapen në prani të Komisionit, në momentin që fillon procesi i votimit. Pra, do të hapen në orën 08:00 të ditës së diel. Kryetarët e Komisioneve e kanë marrë këtë porosi të prerë që zarfet nuk mund të hapen nga askush, zarfet do të hapen vetëm nëpërmjet Komisionit dhe do të përdoren në tavolinën e Komisionit për procesin e votimit”, u shpreh kryetari i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana.

Të drejtën për të votuar për një nga 4 kandidatët për kryetarin e 4 viteve të ardhshme në PD e kanë demokratët që kanë një kartë anëtarësie. Ata paraqiten në qendrën e votimit brenda fashës së orarit nga ora 8:00 e ditës së diel deri më orën 19:00 të së njëjtës ditë.

Votuesi duhet të ketë me vete kartën e anëtarësisë dhe mjetin e identifikimit. Pasi bëhet verifikimi, ai merr fletën e votimit. Por, në selinë blu janë ndarë në dy kategori, anëtarësia aktive dhe jo aktive. Kështu mund të ndodh që në listën me 75 mijë anëtarë mund të ndodh që ndonjë anëtar mund të mos ketë emrin.

Në raste të tilla udhëzimi i miratuar ditë më parë nga Komisioni i Zgjedhjeve në PD parashikon që anëtari duhet të paraqes kartën e vjetër të anëtarësisë dhe mjetin e identifikimit. Komisionerët shënojnë emrin dhe pas procesit zgjedhor anëtari do të marrë kartën e re.

“Kushtet do të jenë që, do të paraqiten nëpër qendrat e votimit me dokumentin e anëtarësisë që disponojnë dhe me kartën e identitetit. Komisioni ka për detyrë që të regjistrojë më përpara se të japë mundësinë të votojë këtyre anëtarëve, në një formular të posaçëm emrin, atësinë dhe mbiemrin, numrin e dokumentit të identifikimit, numrin e telefonit dhe të marrë firmën e secilit anëtar që do të votojë kundrejt disponimit të një karte anëtarësie.

Ndërkohë, karta e anëtarësisë së këtyre anëtarëve, do të mbetet te komisioni, i cili do t’i depozitojë te Komisioni Zgjedhor i PD-së bashkë me gjithë materialet e tjera votimit. Komisioni Zgjedhor me gjithë këto karta anëtarësie, me një procesverbal të posaçëm do t’ia dorëzojë menjëherë pas shpalljes së procesit të votimit Sekretariatit Organizativ të Partisë Demokratike, i cili brenda një muaji do të ketë për detyrë që t’i regjistrojë ata në sistem si të gjithë anëtarët e tjerë të partisë, të nxjerrë kartat e tjera të anëtarësisë, në formatin elektronik, që të pajisjen edhe ata me karta të reja”, është shprehur Gjana në një dalje për mediat.

Ndërkohë, nuk do të lejohen ata anëtarë të PD-së që ndonëse kanë emrin në listë mund të kenë bërë fushatë për një parti tjetër në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjana u shpreh se degët e PD-së e kanë informacionin se kush ka qenë i përfshirë për një kandidat apo parti jashtë PD-së./m.j

Next Post
Gjiknuri ‘heq kollaren’ dhe i futet boksit/ VIDEO e deputeit siç nuk e keni parë asnjëherë

Gjiknuri ‘heq kollaren’ dhe i futet boksit/ VIDEO e deputeit siç nuk e keni parë asnjëherë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In