• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndarja territoriale/ Basha harron fushatën për 6 bashkitë, nis konsultat për “tortën” elektorale

by Java News
15/02/2022 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën kur duhet të udhëheqë fushatën elektorale për zgjedhjet në 6 bashkitë e vendit, kryetari i PD-së, Lulzim Basha po organizon takime në Tiranë për rishikimin e hartës territoriale-administrative, pra që nënkupton një ndarje të re të bashkive.

Basha ka lënë pas fushatën elektorale, e tashmë dukshëm po kërkon shtim të bashkive apo në rasti më të mirë edhe të ashtuquajtura komuna të dikurshme dhe kjo vetëm për arritur atë që cilësohet si torta elektorale për të pasur disa bashki më shumë pro tij. Por kjo lëvizje e Bashës lë në plan të dytë 6 bashkitë që janë në garë për kryetarin e bashkisë, si Shkodra, Durrësi, Vora, Rrogozhina, Lushnja e Dibra.

Kandidatët e tij, ndryshe nga grupimi “Berisha” deri më tani janë lënë më mëshirë të fatit. Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur prej kohësh takimet elektorale dhe kryer prezantimin në çdo qytet, duke sfiduar kështu me kandidatët e tij, jo vetëm  PD-në e Bashës, por edhe socialistët.

Në takimin e sotëm për ndarjen e re territoriale, Basha tha se PD dhe ai pret me padurim ecjen përpara të këtij procesi.

“Koha na ka dhënë të drejtë. Ndaj një thirrje për reflektim dhe me besim të madh se duke bashkuar shpresat e  shqiptarëve për një jetë më të mirë këtu, jam i bindur se kjo tryezë  e parë është një fillim i mbarë. Koha nuk pret dhe prandaj PD mbështet ecjen përpara të këtij procesi në të gjithë hapësirën publike, jo vetëm në atë parlamentare por kudo nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perëndim e këtu në qendër  ku pasojat e centralizimit janë më të dhimbshme”, theksoi Basha. Nuk dihet se si mund të cilësohet ky qëndrim i Bashës, si një “shitje” e betejës së 6 marsit apo thjeshtë për ta faturuar si një humbje të mundshme, faktorit të përçarjes së PD-së, duke akuzuar Berishën.

Sinjale të tilla janë dhënë prej kohësh, ku shumë zyrtarë demokratë janë shprehur se nuk ka një garë pasi PD-ja ka probleme të brendshme. Basha mund t’i falë këto bashki, duke kërkuar që të ketë një bashki më vete Paskuqanin, apo Delvina me një rishikim të territoreve, apo të kthejë ndonjë ish-komunë në bashki, e kjo me qëllim ketë disa njësi të PD-së, si torta elektorale për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Next Post
6 marsi i Bashës e Berishës si 30 qershori 2019

6 marsi i Bashës e Berishës si 30 qershori 2019

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Fitoren e ka në xhep,se i’a jep Edi Rama

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In