• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndarja për debatin Trump – Zelenski në Shqipëri lidhet me nevojën për kthim pas

by Mero Baze
01/03/2025 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Arsyet pse njerëzit në Shqipëri ndahen mes Trumpit dhe Zelenskit nuk kanë të bëjnë as me luftën në Ukrainë dhe as me ndryshimin e rendit të ri botëror nga politika e re e SHBA-së. Arsyet janë krejt lokale dhe lidhen kryesisht me Trumpin.

Janë dy kategori që sot në Shqipëri simpatizojnë Trumpin.

E para, janë ish-nostalgjikët sovjetikë, të cilëve u ka plasur buza prej tridhjetë vjetësh që të gjithë shajmë Rusinë, ndërsa ata të gjorët nuk guxojnë dot ta mbrojnë dhe aq më tepër nuk janë të lirë të ndihen krenarë si nostalgjikë sovjetikë.

Një brez i tërë qytetarësh shqiptarë, të lidhur me periudhën e bashkëjetesës me Bashkimin Sovjetik deri në vitet ‘60, të shkolluar në Moskë dhe bashkëpunëtorë të tyre, tani ndihen se më në fund ka ardhur ora e së vërtetës, pasi edhe vetë SHBA po bëhet “me Rusinë”. Dhe këtu i gjithë admirimi shkon për presidentin Trump.

Kategoria e dytë, e cila është kryesisht e re në moshë dhe aktive në politikë e media, ka një gëzim që nuk lidhet me Rusinë, edhe pse bëjnë sikur janë filorusë në këtë rast. Ata janë gati ta shqyejnë Zelenskin apo ta mbrojnë Trumpin në atë sherrnajë, jo për arsyet e Trumpit dhe Zelenskit, por për arsyet e tyre personale.

Dhe arsyet e tyre janë nevoja për të krijuar një rrëmujë të re, që t’i fshijë problemet e tyre.

Kjo është një kategori njerëzish të cilëve stagnimi i Shqipërisë në marrëdhëniet me SHBA-në, drejtësia e re apo edhe këto rregullat e ngurta drejt BE-së, që kërkojnë gjithnjë e më shumë humbje lirie personale dhe më shumë transparencë, u ka krijuar një makth.

Ideja që SHBA të të shpallë “non grata” po të jesh i korruptuar, apo që SPAK, i mbështetur nga SHBA, të të përndjekë po të të ketë përmendur ambasadorja amerikane, apo që në Evropë nuk mund të shkohet pa transparencë pasurie etj., kanë krijuar në shoqërinë e pasanikëve të rinj shqiptarë përmes korrupsionit, një lloj stresi.

Donald Trump duket se i ka çliruar nga kjo. Ideja se kjo që po bën Trump do të shkaktojë një rrëmujë dhe do të hiqet dorë nga ato procese të nisura, si në drejtësi ashtu edhe në transparencë, është një arsye shumë e madhe që kjo kategori të jetë 100% me Trumpin. Ata janë gati të masakrojnë Zelenskin dhe të bëjnë thirrje që edhe Shqipëria duhet të ndryshojë rregullat e saj.

Madje, pashë një ish-ministër Drejtësie, nga më të korruptuarit e kohës së Berishës, që bënte thirrje që tani të bëjmë një doktrinë të re të drejtësisë, të përshtatur me “Doktrinën Trump” të drejtësisë. Këtë të dytën nuk e njoh, por njoh dëshirën e gjithkujt që ka frikë nga drejtësia për t’ia nisur nga e para. Tani i bie te prishim drejtësinë e bërë sipas Amerikës së vjetër dhe të bëjmë një drejtësi sipas Amerikës së re. Njësoj siç na u këkrua kur vdiq Stalini, që të bëheshim me Hurshovin.

Në këtë aspekt, interpretohet edhe gëzimi i Sali Berishës ndaj Zelenskit, të cilin e trajtoi si patronazhist socialist.

Pra, e gjithë kjo nuk ka lidhje me atë për çfarë debatojnë Trump dhe Zelenski, por me atë se si do të ndikojë ky debat në jetën e tyre këtu.

Dhe në gjithë këtë mikroklimë të krijuar nga entuziasmi i kësaj kategorie, askush nuk bën pyetjen kryesore, të cilës sot nuk i jep dot askush asnjë përgjigje:

Çfarë do të bëhet me Kosovën, nëse pas tronditjes së Rusisë hapet fronti i Ballkanit dhe nga Prishtina fillojnë t’i japin leksione SHBA-së se si të sillet?

E fshijnë për dy minuta gjithë historinë që kanë bërë deri më sot. Dhe pastaj patriotët tanë më të mëdhenj, me në krye Sali Berishën, të cilët praktikisht sot janë më adhurues se kushdo tjetër të Putinit, do të na tregojnë përsëri se fajin e ka lidershipi i Kosovës që i ngriti nervat SHBA-së, se Kosova nuk do të zhdukej.

Siç thoshin herën e parë që ideja e ndarjes së Kosovës ishte e Thaçit dhe Vuçiçit, jo e Trumpit.

Ndaj, mos prisni që në Shqipëri ndarja mes Trumpit apo Zelenskit të bëhet për interes kombëtar. Bëhet thjesht për halle personale apo nostalgji të vjetra sovjetike.

Siç është halli i Berishës, që shpreson se Trumpi do t’i heqë “non grata”-n, dhe natyrisht do ta shpëtojë edhe nga SPAK-u dhe drejtësia e re.

Next Post
Shtëpia e Bardhë mohon “kurthin” ndaj Zelenskyt: Donim vetëm një marrëveshje për paqen

Shtëpia e Bardhë mohon “kurthin” ndaj Zelenskyt: Donim vetëm një marrëveshje për paqen

Comments 1

  1. Floriana KaroMadhi says:
    2 years ago

    Sa për kategorinë e parë të nostalgjikëve të sovjetikëve, për kuriozitet, më i riu ndër ta, është mosha e Sali Berishes.
    Mbi 80 vjeçarë.
    Kështu që, nostalgjia për atë periudhë, quhet e mbyllur, sepse nuk e rruan kush për kujtimet e pleqve, ku kanë shkolluar, ku kanë dashuruar, sa femra ruse kanë patur dashnore, etj, etj.
    Është si ti thuash këtijë brezit të ri të sotëm, për dashnoret e Saliut kur ishte i ri, dhe që seks për herë të parë në jetë, ka bërë me dhinë e shtepisë, e cila, kur shikonte Salinë, fillonte e ulërinte nga tmerri që kishte kaluar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In