• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndarja nga violinistja për Klaudian dhe klipi me dy ish-et, historia e Albit

by A R
23/09/2017 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U njohën në paskuintat e televizionit, u celebruan në ekran gjatë programit “E diela shqiptare” në korrik të 2013, dhe kanë një vit të ndarë. Albi Nako, koreografi i njohur i trupës së baletit në TV “Klan”, pas një viti thashethemesh, theu heshtjen në emisionin “Rudina”, ku rrë- feu divorcin nga balerina Klaudia Pepa, e cila tashmë është vendosur të vazhdojë karrierën e saj në Itali.klaudia-pepa-2

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, në ekran u transmetua surpriza që balerina i bëri në emision, ku ndër të tjera e quajti “maestro” dhe “vëllai i madh”. Mesazhi i saj e preku vetë Albin, i cili kur pa ish-gruan të qeshur në monitor, nuk i përmbajti lotët. Por, nga ana tjetër, kanë qenë ndjekësit që kanë shpërthyer kundër saj në Instagram, të prekur nga fjalët e ndjera të Albit, i cili u shpreh se, pavarësisht arsyes së divorcit, do ta mbajë Klaudian në zemër gjithë jetën.

klaudia_pepa_albi_nako_61498892926

Pjesë e debatit të fortë në rrjetet sociale u bënë dje edhe nëna e Klaudias dhe motra e saj Pamela, duke e mbrojtur Klaudian të konsideruar si “mosmirënjohëse” nga komentuesit, pasi sipas tyre “Albi e bëri njeri, duke i hapur rrugët e suksesit”, etj,shkruan “Panorama”. Vetë Albi tregoi se, në fakt, Klaudia pas “Amici”-t jo vetëm që nuk i kishte kërkuar divorcin, por kishte kërkuar një fëmijë me të, por ai e kishte refuzuar. Por prapë kjo deklaratë e tij nuk bindi komentuesit, ndërsa shpërthyen në lumë fyerjesh ndaj balerinës.

FILLESAT E HISTORISË

Por si nisi historia e Albit me Klaudian, nxënësen e babait të tij të njohur Llaqi Nako në fillim, e që më pas u bë balerina e trupës dhe partnerja në skenë e në jetë e Albit? Të gjithë e kujtojnë për herë të parë si partneren e Albi Nakos në klipin e tangos me titull “Dashurisë”, ku gjithçka, lloji i kërcimit, interpretimi, muzika, atmosfera e kostumet e balerinëve, i kushtoheshin kësaj ndjenjeje.

Videoja me muzikë të Flori Mumajesit dhe regji të Ardit Roshit sillte një kërcim pasionant të çiftit të veshur me ngjyrën e kuqe të dashurisë. Por ata nuk ishin personazhet e vetëm të klipit, pasi në video ishte një personazh i tretë, pikërisht violinistja që shoqëronte lëvizjet e çiftit, duke luajtur në instrument.

Në atë kohë u fol se vajza me tiparet gështenjë ishte pikërisht ish-partnerja e Albit, nga e cila ai do të ndahej më vonë, për të deklaruar si partnere të re Klaudia Pepën. Nuk dihet se kur përfundoi ndjenja për instrumentisten dhe kur nisi për balerinën, por interesant është fakti që ky është klipi ku Albi i ka dy ish–et e tij në të njëjtin projekt, dedikuar ndjenjës së dashurisë, shkruan Panorama.screenshot-www.youtube.com-2017-09-23-09-39-22-698

Atëherë klipi në fjalë bëri bujë për faktin se asnjë balerin deri në atë kohë nuk kishte lançuar një klip. Klaudia dhe Albi kërcenin për dashurinë si ndjenjë që duhej vlerësuar, por më vonë kjo nuk ishte më një ndjenjë që thjesht duhej interpretuar në skenë nga ata, pasi nisën ta jetonin në realitet me celebrimin.klaudia-pepa-matrimonio

“Ngjitja jonë ishte dhe erdhi në mënyrë kimike. Doja të theksoja që gjestet tona erdhën në mënyrë të harmonizuar”, citohet të jetë shprehur Klaudia në një nga intervistat e saj pas klipit dhe para se të ngjitej në altar e veshur nuse./Panorama512eda71b6d76ef54f236ef23abd7698

Next Post
FOTOT/ Vila përrallore e Mayweather që vlen 25 mln $

FOTOT/ Vila përrallore e Mayweather që vlen 25 mln $

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com