• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Ndarja e Metës me Kryemadhin, e pritshme’, Dyrnjaja: Berisha do i qëndrojë paktit me Metën, por Partia e Lirisë i bën dëm PD

by Java News
24/06/2024 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndarja e çiftit Meta Kryemadhi ka sjellë mjaft pikëpyetje në lidhje me funksionimin e Partisë së Lirisë në të ardhmen.

E jo vetëm kaq, por edhe raportet e Metës me opozitën në tërësi dhe Berishën në veçanti janë në dyshim.

Për të sqaruar diçka më shumë, analisti Denis Dyrnjaja foli në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report tv për Nertil Agalliun në lidhje Skype. Dyrnjaja shprehet se ndarja e Metës nga Kryemadhi ishte diçka e pritshme.

Ishte diçka e pritshme edhe në dimensionin politike por edhe personal ajo që po ndodhte me çiftin Meta-Kryemadhi. Dukshëm ishin ndarë rrugët në ndërtimin e partisë. Rënia e kuotave të LSI do sillte një ndryshim duke parë një rrëpirë të fortë politike Meta ka menduar të bëjë thyerjen e madhe. Ishte krijuar nepotizëm, një lloj rrjeti të Kryemadhit të njerëzve të besuar. Ikën shumë figurat të atashuar me Metën. E tëra shkoi partia në duart e Kryemadhit.’

Më tej Dyrnjaja shton se partia e Metës e ka humbur rolin e saj determinant në zgjedhje elektorale.

‘Rezultatet janë ato që janë. Partia ka ardhur duke u tkurrur. Nuk është faji i zonjës Kryemadhi. Angazhimi i saj ka qenë në maksimum. Një parti e llojit klientelist, duke pasur parasysh LSI e dikurshme. Njerëzit që aderojnë në forca politike në Shqipëri kanë filluar të largohen. Meta ka bërë këtë lëvizje duke menduar se mund në mbledhë partinë por është një lëvizje bosh. LSI tanimë e ka humbur rolin e saj si playmaker. Nuk është faktor determinant.’

Ndërsa, Dyrnjaja mendon se Berisha nga ana tjetër do t’i qëndroj paktit me Metën dhe nuk do të largohet prej tij.

‘Mendoj se Berisha do ti qëndroj paktit me Metën. Për të treguar që është njeri që e mban fjalën. Duhet të vëmë në dukje, faktin që Rithemelimi u fut në zgjedhje e 14 majit me logon e PL-së. Në këtë kuptim duhet të ketë një marrëveshje xhentëllmenësh.’

Megjithatë, Dyrnjaja thekson se Partia e Lirisë nuk i vjen në ndihmë PD-së, madje i bën më shumë dëm se sa e ndihmon.

‘Partia e Lirisë i bën më shumë dëm se sa i bën punë PD. Jam për një Parti Demokratike të fortë, të hapur, me mendim ndryshe, me ajër të ri politik. Kjo do të rikthente edhe sytë e njerëzve që janë indiferentë me PD. Edhe Berisha e kupton që çdo rrugëtim me PL është kosto. Berisha ka marrë kosto politika duke marrë në kurrizin e PD me aleatët në listat e PD-së. Njerëz që kanë veten kryetar. Rruga e vetme është rruga e forcimit real. Çdo aludim tjetër, jo vajza e Berishës, jo Meta janë kosto për elektoratin dhe bonus për Ramën.’/m.j

Next Post
“Me shpresë para vitit 2030…”/ Tajani: Ballkani Perëndimor duhet të anëtarësohet në BE përpara Ukrainës

"Me shpresë para vitit 2030..."/ Tajani: Ballkani Perëndimor duhet të anëtarësohet në BE përpara Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

“Ka treguar papjekuri”, avokati për çështjen “Hyseni”: Të hetohet në SPAK për shpërdorim detyre

September 24, 2026

Tranzicioni energjetik, 15 mijë vende të reja pune?

September 24, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Agasi mund t’ua ketë shitur informacionet e SHISH armiqve të Shqipërisë

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com