• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndan lajmin e hidhur, deputeti Agron Shehaj humb babanë: U rrit jetim, por la pas familje të madhe! Do ta kujtojmë gjithmonë si luftarak!

by Os De
09/01/2026 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Mundësia dhe njëkohësisht deputeti i kësaj partie, Agron Shehaj, ka ndarë sot një lajm të dhimbshëm, pasi ka humbur njeriun e dashur të familjes. 

Babai i tij, Siri Shehaj është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare. 

Vetë ligjvënësi me një postim të gjatë dhe të ndjerë në rrjetin social  Facebook, shkruan se i ati humbi jetën pas një beteje të mundimshme me sëmundjen e rëndë në Itali, ku dhe jetonte. 

“Të dashur miq, pas një beteje të mundimshme me sëmundjen e rëndë, babai im, Siri Shehaj, u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare. U rrit jetim, por la pas një familje të madhe, me nipër e mbesa, që do ta kujtojnë gjithmonë për njeriun e drejtë dhe luftarak që ishte”, shkruan Shehaj mes të tjerash. 

Më tej ai njofton se pritja në Bolzano do të mbahet të martën, 13 Janar, në Hotel Sheraton, Itali, nga ora 09:00-14:00. Varrimi do të bëhet po të martën, në orën 15:00, te varrezat e qytetit të Bolzanos në Via Maso della Pieve. Kurse në Vlorë, pritja do të mbahet në datën 16 Janar. 

Postimi i plotë i Agron Shehajt: 

“Të dashur miq, pas një beteje të mundimshme me sëmundjen e rëndë, babai im, Siri Shehaj, u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare. 

Jeta e tij ishte një luftë e përditshme. U rrit jetim, pasi kur ishte vetëm 8 vjeç, babai i tij, gjyshi im, vdiq në burgun e Burrelit si i burgosur politik. 

Megjithatë, ai gjeti forcën ta niste gjithçka nga e para, jo për vete, por për ne, 3 fëmijët e tij. Nuk donte të largohej nga Shqipëria, por donte që ne të ishim të lirë, të kishim një jetë më të mirë, të shkolloheshim dhe të edukoheshim. 

Në vitin 1991, si shumë familje shqiptare, u nisëm me anije drejt Italisë, që në atë kohë ishte shpëtimi ynë. 

35 vitet e fundit të jetës i kaloi në Bolzano, mes një komuniteti miqsh që e respektonin dhe e vlerësonin për njeriun fisnik që ishte. 

Ai ishte nxitësi im më i madh për t’u kthyer në Shqipëri dhe ishte krenar që po bëja atë që ai nuk arriti ta bënte dikur. Shumë nga ajo që bëj sot është edhe për të, për gjithçka që ajo periudhë e errët nuk e lejoi të realizonte. Babai im ishte heroi im. Ai që më ka mësuar, frymëzuar të mos dorëzohem kurrë. 

U rrit jetim, por la pas një familje të madhe, me nipër e mbesa, që do ta kujtojnë gjithmonë për njeriun e drejtë dhe luftarak që ishte. 

Pritja në Bolzano do të mbahet të marten 13 Janar në Hotel Sheraton, Bolzano, Itali, nga ora 09:00-14:00. 

Varrimi do të bëhet të martën, në orën 15:00, te varrezat e qytetit të Bolzanos në Via Maso della Pieve. 

Në Vlorë Pritja do të mbahet në daten 16 Janar”. 

 

Next Post
Pamje “lufte”/ Dyqane të shkrumbuara totalisht dhe rrënoja, ja çfarë ka mbetur te tregu i “5 Majit” pas zjarrit masiv (VIDEO-FOTO)

Pamje “lufte”/ Dyqane të shkrumbuara totalisht dhe rrënoja, ja çfarë ka mbetur te tregu i “5 Majit” pas zjarrit masiv (VIDEO-FOTO)

Comments 1

  1. Valon says:
    2 months ago

    Ju pastë lënë uratën.
    Të rroni e ta kujtoni.
    Qoftë i parajsës.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

March 2, 2026
Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Do trafikonte 350 kg drogë drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari i kamionit

March 2, 2026
Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

March 2, 2026
Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

March 2, 2026
“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

Vila 31 nuk duhet djegur

March 2, 2026
Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

March 2, 2026
Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

March 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Mars 2026

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In