Në gjimnazet e Korçës dhe shkollat 9-vjeçare është ndaluar pushimi i madh, një masë që kufizon mundësinë e nxënësve për t’u larguar nga ambientet e shkollës dhe për t’iu bashkuar protestave.
Vendimi vjen pas tri ditësh protestash në qytetin e Korçës, ku dy ditët e para u shoqëruan me episode dhune, përplasje dhe dëmtime të institucioneve publike.
Ditën e tretë, numri i protestuesve ra ndjeshëm dhe nuk u raportuan probleme, shkruan A2.
Ndërkohë, sot, deri në këto momente, në pedonalen e Korçës nuk është shfaqur asnjë i ri për të protestuar.
Mbetet për t’u parë nëse protestat do të vijojnë gjatë ditës dhe nëse nxënësit do të dalin sërish në rrugë, pavarësisht masave të marra në shkolla.











