• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndalojeni Saliun! Shpëtoni Partinë Demokratike?!

by Pajtim Bello
21/09/2021 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pajtim Bello

Beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ka ndezur llampat e grupeve të interesit brenda Partisë Demokratike (PD). Taborrre deputetësh, ish deputetësh, ish funksionarë shteti e të PD nën parrullën: “Të shpëtojmë PD-në!”, me lugën në brez, po shfaqen në foltoret e Sali Berishës dhe shpresojnë të bëhet deti kos.

Ka nga ata që prej tribunës ikën me bisht në shalë, pa e shkrepur. Tani duket sikur iu është terur baruti, iu janë ngritur pendët dhe shtyjnë njeri tjetrin të zenë vend në foltoret e Saliut. Dje ikën me bisht në shalë, sot janë trimëruar dhe, nën flamurin e Saliut, komplotojnë që Lulzim Bashës ti marrin kreun e PD. Ëndërr njerëzve frikacakë dhe hileqarë, të cilët janë të sojit që shpresojnë “..të ngordhij kali, …., ti heqin patkonjtë!”. Të kuptohemi, presin që “kalin” ta vrasë Bajlozi Sali, pastaj këta të bëjnë pogromin e dervishlerëve. Ka edhe të tjerë të cilët janë bashkëudhëtarë të Sali Berishës. Këta, më shumë se bashkëudhëtarë, janë bashkëmëkatarë. Gjatë rrugëtimit kohë pas kohe kanë mëkatuar bashkë me ish liderin e tyre, si të thuash i janë gjendur njeri tjetrit në një odë, në një sofër.

E dinë fort mirë që nëse shëmbet Kulla e Berishës, çatia e sajë i zë nën vehte. Si zogj të tromaksur nën shoshë tentojnë të çpojnë rjetën e të dalin. Hiqen si trima, shfaqen si indipendentistë të kulluar dhe rrahin flatrat për ta tërbuar edhe më motin e trazuar. Të dy sojet e taborreve kanë për qëllim të hakmerren ndaj Lulzim Bashës, ta rrëzojnë, ta turpërojnë e poshtërojnë dhe mundësisht ta tërheqin zvarrë rrugëve të Tiranës. Ata ndiznin qiri që PD ti humbiste zgjedhjet e 25 Prillit 2021, ndoshta edhe më thellë nga ç’ndodhi.

Tashmë iu erdhi gjahu në pritë. I bashkuan bajonetat me Saliun. Por rrëzimi Lulzim Bashës vjen përmes shpërbërjes së PD. Këtë e dinë mirë por ata janë pragmatistë në të keqen e tyre. Do të mbajnë foltoret, do ta lodhin, do ta rraskapitin shpirtërisht dhe do ta çorientojnë mendërisht antarësinë e PD. Dita ditës si pika e ujit do ta çajnë PD. Ata nuk do të ndalen para asgjëje. Prej tyre do të shikojmë skena nga më të çuditshmet. Foltorja, nga Fieri,  do të udhëtojë deri sa një ditë të instalohet në oborrin e selisë së PD. Atje do të shkëlqejnë oratorët e vijës së zjarrit. Ata do t’iu bëjnë thirrje demokratëve që t’iu bashkohen në këtë aventurë. Nën presionin e thirrjeve “allahu akbar!..” do të kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës “për të shptuar” PD!… Do të vijë dita kur me durimin e sosur të ndërmarrin akte dhune. Në pamundësi për ta rrëzuar përmes institucioneve të partisë, ata do të pengojnë hyrjen e Lulzim Bashës në seli. Këtu realizohet shqyerja e PD. Seicili do të marrë nga një copë prej trupit të shqyer dhe me këtë trofe do të kumtojë pushtimin e PD. Por jo. Ajo kështjellë nuk do të jetë më në këmbë. Copat dhe thërrimet e sajë nuk mund të ngjizen. Kjo është një dramë që ky soj njerëzish e realizon pa e menduar dy herë.

Dufi, mllefi, ndjenja e hakmarrjes, etja për karierë iua errëson. Këtë dramë mund ta shmangij vetëm antarësia e PD. Lulzim Basha, Grupi Parlamentar dhe gjithë strukturat e PD duhet të mos bëjnë sehir ndaj zhvillimeve. Nuk është lojë që do të luhet sipas statutit të PD dhe as në përshtatje me rregullat morale të bashkësive njerëzore të civilizuara. Duhet të zbresin tek antarësia, të flasin e ti sqarojnë. Ndryshe një pjesë e antarësisë do të bjerë pre e nostalgjisë për ish liderin, e demogogjisë indipendentiste, e influencave krahinore, klanore, miqësore etj…; kështu do të krijohen turmat aq sa dhe për çfarë i duhen Saliut. Sali Berishës nuk i duhet lejuar të krijojë avantazh dhë në fushë betejë të nxjerrë turmat. Mjeshtria e tijë për ti manipuluar e nxitur turmat është e pakrahasueshme, një shkollë më vehte!..  Mos e lejoni. Ndalojeni Saliun!.. Shpëtoni PD.

Next Post
“Nuk do jem në Gala, s’kam ftesë zyrtare”/ TKOB pas deklaratës së Inva Mulas: Ja email-et dhe sms që i kemi dërguar!

"Nuk do jem në Gala, s’kam ftesë zyrtare"/ TKOB pas deklaratës së Inva Mulas: Ja email-et dhe sms që i kemi dërguar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In