• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndalohen mjekë dhe zyrtarë, sekuestrohem miliona lekë ‘cash’

by A R
17/07/2020 10:57
?????????????????????????????????????????????????????????

?????????????????????????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia dha detaje mbi provat e siguruara, pas goditjes së një rast të organizuar korrupsioni, premës falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.

Janë ekzekutuar 14 masa sigurimi të lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. Sekuestrohen shuma parash, certifikata e libreza të falsifikuara.

Operacioni u finalizua pas një pune intensive hetimore 4-mujore, finalizoi me sukses operacionin policor “Librezat”.

Pas ndalimit është caktuar masë sigurimi ndaj 14 personave nën hetim, konkretisht:

“Arrest në burg“ ndaj 2 shtetasve:

N., 65 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek tek Instituti i Higjienës Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” më shumë se njëherë, kryer në bashkëpunim, “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer më shumë se një herë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”; L., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek tek Instituti i Higjienës Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” më shumë se njëherë, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;

“Arrest në shtëpi” ndaj 9 shtetasve:

M., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Instituti i Higjienës Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” më shumë se njëherë, kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”; H., 67 vjeç, banues në Tiranë, ish-mjek tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 1 Tiranë, për veprën penale “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”; D., 65 vjeç, banues në Tiranë, ish-mjek te Poliklinika Shëndetësore Nr. 1 Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer më shumë se njëherë dhe në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”; H., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 6 Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”; B., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, J. S., 29 vjeçe, banuese në Tiranë dhe A. M., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; Gj., 57 vjeç, banues në Tiranë dhe E. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjekë tek Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

Masën “Pezullim të ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik” ndaj 3 shtetaseve:

M., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 6 Tiranë, D. H., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 1 Tiranë dhe M. S., 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 4 Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”;

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se personat nën hetim janë implikuar në disa episode korruptive si: marrje e vlerave monetare që varionin nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja, në këmbim të mosndëshkimit me masë administrative të subjekteve të cilët ishin konstatuar me shkelje të kushteve higjieno-sanitare; sigurim i librezave shëndetësore të lëshuara mënyrë fiktive, për shtetas të cilët nuk u janë nënshtruar vizitave mjekësore, duke përfituar shumën 2.000 lekë të reja për çdo librezë; ndërmjetësim me qytetarë të ndryshëm për të bërë tamponin për COVID-19, kundrejt shumave monetare nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja; marrje e shumave monetare subjekteve të ndryshme tregtare që të mos i ndëshkonin me masa administrative kur konstatoheshin me shkelje.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: 1.500.000 lekë të reja dhe 2500 euro të gjetura në banesën e personit nën hetim N. N.; 35 libreza shëndetësore të gjetura në disa subjekte tregtare private në qytetin e Tiranës; certifikata dezinfektimi dhe dokumente të ndryshme mjekësore që janë lëshuar në mënyrë fiktive nga punonjësit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Instituti i Higjienës Tiranë; 14 aparate celulari të markave të ndryshme dhe një pajisje elektronike tablet.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar tiranë, për veprime të mëtejshme.

Next Post
Pati kontakt me mjekun e infektuar, Angela Merkel bën testin e tretë për koronavirusin

Merkel: E pamundur të them se do të arrijmë rezultat për planin e rimëkëmbjes

TË FUNDIT

Gjermania nuk gjen paqe, shpërthim i fuqishëm pranë stacionit të trenit në Augsburg, disa persona të plagosur! Panik dhe bllokim qarkullimi

Gjermania nuk gjen paqe, shpërthim i fuqishëm pranë stacionit të trenit në Augsburg, disa persona të plagosur! Panik dhe bllokim qarkullimi

September 2, 2026
“Në protestë nuk shkoj sepse…”- Berisha thotë se do vizitojë SHBA-të, por jo se kur! Flet dhe për ambasadorin e ri: Kam dëgjuar për të!

Përplasja me Policinë te Kryeministria dhe Komisariati, Berisha u del në mbrojtje protestuesve dhe akuzon Ramën: Urdhëroi dhunën ndaj tyre!

September 2, 2026
Mbyllet dita e 94-t e protestës te Kryeministria, 10 persona të shoqëruar pas përplasjeve, disa efektivë të lënduar! Tubuesit marshojnë drejt Komisariatit nr. 1

EMRAT/ Sulmi ndaj Policisë dhe përplasjet te Komisariati, 16 persona të shoqëruar, mes tyre edhe 7 nga organizatorët e protestës!

September 2, 2026
Macron kërkon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit: Jemi viktima të gjeopolitikës!

“Duhet të jemi të bashkuar”- Macron pas sulmit hibrid rus në Gjermani, mbështet sanksionet e reja ndaj Moskës: S’mund të mbeten pa përgjigje

September 2, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme

Parashikimi i motit për sot, vapa nuk largohet, por priten reshje lokale në zonat malore!

September 2, 2026
Gjiri Persik në flakë, Irani bombardon me raketa bazat ushtarake amerikane në Bahrein, Irak dhe Jordani!

Gjiri Persik në flakë, Irani bombardon me raketa bazat ushtarake amerikane në Bahrein, Irak dhe Jordani!

September 2, 2026
Sulmi me thikë në “Times Square”, një nga viktimat zv/presidentja e “Bank of America”! Vdes pas plagosjes nga policët edhe autorja (FOTO)

Sulmi me thikë në “Times Square”, një nga viktimat zv/presidentja e “Bank of America”! Vdes pas plagosjes nga policët edhe autorja (FOTO)

September 2, 2026
Putin kërcënon Armeninë të zgjedhë mes Moskës dhe BE: Duhet të dimë çfarë fqinji kemi -

Putin kërcënon Armeninë të zgjedhë mes Moskës dhe BE: Duhet të dimë çfarë fqinji kemi –

September 2, 2026
Gazetaria përballë AI-së, në SHBA propozohen rregulla të reja etike -

Gazetaria përballë AI-së, në SHBA propozohen rregulla të reja etike –

September 2, 2026
Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com