• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndalimi i shoferëve, reagon ambasadori: Librat, asnjë përmbajtje provokuese për fqinjët

by Java News
15/11/2016 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi, ka reaguar në lidhje me ndalimin dje të dy shoferëve, Altin Tafa dhe Agim Asllani nga autoritetet greke, pasi transportonin tekste Abetaresh dhe libra në gjuhën shqipe, në përmbajtje të të cilave kanë gjetur elementë që sipas fqinje kanë përmbajtje provokuese.

Në prononcimin e tij për “Gazetën Shqiptare” ambasadori Dervishi sqaron se, në librat që dy shoferët kishin me vete nuk ka pasur asnjë përmbajtje provokuese, por ishin tekste që vijnë çdo vit për kurset e gjuhës shqipe. Ai hedh poshtë aludimet se në tekste ka patur hartë të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”. “Shoferët janë ndaluar nga punonjësit e doganës, ku te njëra nga pakot kanë parë librat me hartën, dhe më pas ka shkuar konsulli ynë për të sqaruar këtë ngjarje. Një nga librat ka një hartë të Shqipërisë, harta normale e Shqipërisë, dhe tregon që popullsi shqiptare ka edhe në vende të ndryshme të botës. Ka në Kosovë, Maqedoni, Amerikë, Australi, Kanada; gjysma janë brenda, gjysma janë jashtë vendit, pra tregon përhapjet e popullsisë shqiptare jashtë territorit shqiptar. I gjen në Ministri të Arsimit, në Ministrinë e Jashtme; nuk janë për shkolla, janë për kurse. Kanë ardhur çdo vit këto libra, nuk është hera e parë”, shprehet zoti Dervishi. Nga ana tjetër, ai shprehet se këta libra do të shikohen edhe njëherë. “Librat do vazhdojnë do shikohen, do seleksionohen. Po e ndjekim këtë çështje, ka një procedurë”, – ka përfunduar ai. Arrestimi i dy shoferëve shqiptarë të MPJ-së ndodhi në një moment kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë disi të tensionuara, për shkak të vendimit për shembjen e 19 banesave në Himarë dhe teksa Greqia pretendon se po cenohet e drejta e pronësisë së popullsisë me përkatësi greke.

KONSULLI NE JANINE
“Të dy shoferët janë të liruar edhe nga policia, edhe nga drejtësia. Problemet e tjera do të zgjidhen në mënyrë diplomatike, në kanalet diplomatike”, – është shprehur konsulli shqiptar në Janinë. Sipas tij, dy shoferët janë kthyer së bashku me të ditën e djeshme në Shqipëri dhe do të vijojnë punën normalisht. Nga ana tjetër, ai vlerëson dhe bashkëpunimin me institucionet e vendit pritës. “Bashkëpunimi im me policinë dhe drejtësinë ka qenë maksimal, brenda ligjeve të shtetit pritës, brenda konventës së Vjenës edhe midis shtetit shqiptar si diplomat i shtetit shqiptar i akredituar në Janinë”. Zoti Vasili ka theksuar se policia greke është sjellë mjaft mirë me dy shoferët shqiptarë, duke përjashtuar çdo rast dhune. “As që bëhet fjalë për dhunë! Jo vetëm në këtë rast, që këta ishin shoferë të Ministrisë së Jashtme, por në asnjë rast tjetër nuk kanë ndodhur të tilla gjëra”, – përfundon ai prononcimin dhënë për “GSH”. Dy shoferët u ndaluan nga policia greke në Kakavijë, e më pas u liruan pas me shumë se 24 orësh.
BW/d.i.

Next Post
Rishfaqet komisar Koseni, fiton gjyqin për 120 paga dhe rikthim në polici

Rishfaqet komisar Koseni, fiton gjyqin për 120 paga dhe rikthim në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

September 14, 2026
Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

September 14, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

September 14, 2026
Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

September 14, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Një javë me surpriza për shenjat e horoskopit, por me disa paralajmërime nga astrologia Chrysanthi Kalogeri

September 14, 2026
Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

September 14, 2026
VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

September 14, 2026
Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

September 14, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Revolucioni i Tiranës: Nga “politikanët në burg” te terrori ndaj fëmijëve

September 14, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në aksin Bradashesh-Peqin: Ndërron jetë 70-vjeçari që lëvizte me biçikletë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com