• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ndalimi i trenit, Vuçiç kërcënon me luftë: Nuk u trembemi! Mustafa: Mjaft na provokuat!

by A R
14/01/2017 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Beogradi zyrtar ka ashpërsuar tonet ndaj Kosovës pas vendimit për të mos lejuar hyrjen në veri të trenit të nisur nga Beogradi me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Pas stacionimit të forcave speciale kosovare në veri, pranë kufirit, treni ndaloi në Rashkë, pak para se të hynte në Kosovë. Kjo pasi autoritetet kosovare paralajmëruan ndalimin e trenit “me çdo çmim” siç tha presidenti Thaçi. Këto zhvillime pasuan me një konferencë të kryeministrit serb Vuçiç. Ky i fundit foli me tone të ashpra deri edhe me kërcënime ndaj shqiptarëve.

Ndërkohë nuk vonoi as reagimi i kryeministrit kosovar Isa Mustafa. Ai tha se nuk mund të lejohen provokime që mund të sjellin situata të paparashikueshme.

“Serbët duhet të mbesin në tokën e tyre e shqiptarëve u them mos u përpiqni t’i sulmoni serbët me armë, sepse Serbia do të reagojë. Ua kam tërhequr vërejtjen të tjerëve që po heshtin. Për ne është problem nëse dikush i vret serbët. Nuk e lejojmë askënd që t’i vrasë serbët. Silluni me përgjegjësi dhe se paqja është në interes të të gjithëve. Mos luani dhe mos e rrëzoni atë që e kemi punuar gjatë – paqen. As gjyveçi, as çokollata e as treni s’është kërcënim për askënd. 50 autobusë në ditë [nga Kosova] kalojnë në Serbi dhe asnjëri nuk ka problem. Le ta kuptojnë mirë se çka i porosita. Dhe mos na u kërcënoni se as unë nuk po kërcënohem, por lutje që mos t’i vrasin serbët. Kur e kanë parë serbët se çka po bëjnë shqiptarët, i kanë rrethuar policët shqiptarë dhe pastaj, pa lejen e askujt, i kanë nisur 17 vetura të blinduara Cobra të njësisë speciale ROSU me dëshirën e nisjes së një konflikti i cili do të ishte i përmasave të mëdha”, ka thënë Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në konferencën e mbajtur për mediat ka thënë se kthimi mbrapa i trenit është vendim i duhur.
 

“Ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen e jashtëzakonshme. Qeveria me gjitha dikasteret e saj janë angazhuar gjatë gjithë këtyre ditëve që në mënyrë intensive dhe në mënyrë profesionale të trajtoj këtë çështje. Së bashku me Veselin dhe Thaçin kemi marrë gjitha masat që të informojmë faktorin ndërkombëtar për këtë situatë dhe po ashtu të ndërmarrim masa që na takojnë në përputhje me kushtetutën që të adresohet ky problem.Kemi marr vendim që në përputhje me situatën të ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore dhe kushtetuese. Kthimi mbrapa i trenit është veprim i duhur.
Nuk do të lejojmë provokime të këtilla që do të lejonin kthimin e konflikteve të paparashikueshme në Kosovë”, ka thënë Mustafa.

/a.m.

Next Post
Një “korigjim” i vogël në deklaratën e ambasadorit amerikan

Shumë debate personale, pak punë, ky është parlamenti shqiptar...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

October 27, 2026
Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

October 27, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Përvjetor lufte, ne shqiptarët “agresorë” dhe engjëjt grekë

October 27, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Protestat e dhunshme në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

October 27, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në Berat-Dimal, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë, plagoset një këmbësore

October 27, 2026
Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

October 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 28 Tetor 2026

October 27, 2026
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

October 27, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In