Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë duke e cilësuar ndalimin ei ish-shefit të zyrës së Interpolit në Tiranë Artan Bajraktari si të paligjshëm.
Bajraktari është paraqitur sot në Gjykatën e Apelit, për t’u njohur me vendimin ndaj tij. Por edhe pas kërkesës së Prokurorisë, e cila kërkoi “Detyrim paraqitje” për Bajraktarin, Gjykata e Apelit të Tiranës la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.
Kreu i Interpol Tirana, Artan Bajraktari u ndalua për fshehje të informacionit të ardhur nga Interpol Belgjika.
Redaksia Online
(JavaNews.al)









