Para disa muajsh zëra koridoreve te politikes thanë se kryeministri Edi Rama mund të kandidonte në Durrës, por më pas ai vetë e tha gjatë një fjalë të mbajtur nga Vlora, se do të kandidojë në qytetin bregdetar, në Vlorë.
Nderkohe qe Berisha deklaroi se Rama iku nga Durrësi se ka frikë Bashën, Kryemadhi tha se ka frikë Elona Gurin, Edi Paloka tha se frikë vetë atë ndërsa Nard Ndoka tha se ka frikë Agron Dukën.
Ndërkaq, gazetari dhe botuesi i gazetes TemA, Mero Baze ka ironizuar opozitën duke i bërë “thirrje” që të ndajnë mendjen se kë ka më shumë frikë Rama, pasi kjo sjellje mund t’i përçajë përpara 25 prillit.
“Berisha thotë se Rama iku nga Durrësi nga frika Lulit. Monika thotë se iku nga frika e Elonës.
Paloka thotë iku nga frika ime. Nard Ndoka thotë iku nga frika Gonit…Ndajeni kë ka më shumë frikë, se do përçaheni para 25 prillit”, shkruan Baze ne Twitter!
g.kosovari