Është ndarë para kohe nga jeta Ylli Zaçe, oficer i krimeve në Gjirokastër.
Oficeri i policisë ka humbur jetën gjatë operacionit në stomak, pasi vuante prej kohësh.
Ylli Zaçe, 38 vjeç, me origjinë nga Tepelena ishte duke kryer ndërhyrjen kirurgjikale për ngushtimin e stomakut, në një spital në Turqi, por nuk arriti dot të dilte i gjallë.
Raportohet se ai nuk vuante nga ndonjë sëmundje, por sipas mjekëve pësoi atak në zemër, duke gjetur vdekjen, gjatë operacionit.
Trupi i tij pritet të kthehet sot në mbrëmje në vendlindjen e tij.