• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndahet nga jeta vajza e Abaz Kupit, Basha: Aktiviste për zbardhjen e krimeve të diktaturës

by A R
04/10/2019 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Hyrije Kupit, vajzës së Abaz Kupit, të cilin e cilësoi si “një prej luftëtarëve më të mëdhenj në mbrojtje të nderit, lirisë, demokracisë dhe kufijve të Shqipërisë”.

“Hyrije Kupi e njohu internimin që fëmijë, kur pushtuesit italianë e internuan familjarisht, për shkak të qëndresës heroike që i babai i saj, Abaz Kupi bëri ndaj forcave pushtuese. Por për ironi të fatit, Hyrije Kupi u shndërrua në ikonë të qëndresës ndaj forcave antishqiptare pas largimit të trupave të huaja nga vendi”, shprehet Basha.

Duke treguar për jetën e Hyrije Kupit, Basha thekson se “nga viti 1946-1991, e bija e Abaz Kupit njohu internimin e pandërprerë prej regjimit diktatorial që mori me dhunë pushtetin. Regjimi nuk mund të pranonte trimërinë e Abaz Kupit dhe as trashëgiminë e tij familjare, krahinore e politike. Prandaj tentoi ta mbyste zërin e trimërisë, duke persekutuar drejtpërdrejt familjen e tij”.

“Hyrije Kupi ishte dhe u dëshmua e bija e të atit. Bashkëvuajtëse dhe dëshmitare e krimeve çnjerëzore në kampin e Tepelenës, si dhe dhunës e terrorit që të internuarit përjetuan në kampet e Vlorës e të Lushnjës, ajo mbijetoi si një luftëtare e pamposhtur dhe pas vitit 1991, së bashku me bashkëshortin e saj, Viktor Dostin, të birin e nacionalistit Hasan Dosti, u shndërruan në aktivistë të radhës së parë për zbardhjen e krimeve të diktaturës, rehabilitimin e të përndjekurve politikë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut”, tha Basha.

/a.r

Next Post
Katër shenjat e Horoskopit që dinë të japin përjetime “magjike” në dashuri

Shenjat e Horoskopit që bëjnë gjithmonë zgjedhje të gabuara në dashuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com