• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndahet nga jeta Telat Agolli, legjenda e cirkut shqiptar

by Java News
13/10/2016 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga figurat më të shquara të artit të cirkut në Shqipëri, Telat Agolli, ka ndërruar jetë sot në SHBA.

Ai ka qenë ndër artistët e parë akrobatë i inkuadruar në Trupën e Estradës së Tiranë (viti 1952), si profesionist. Krijues dhe themeluesi i Cirkut Profesionist Shqiptar, Agolli ka qenë Udhëheqës Artistik dhe shpesh regjisor i Trupës së Cirkut, duke e çuar këtë trupë dhe këtë art në arritje të larta profesionale e artistike, në nivele bashkëkohore ndërkombëtare.254469

Në këtë aktivitet Agolli është shquar për nivel të lartë ekzekutimi interpretimi të numrave akrobatikë, në zhanre të ndryshme të cirkut, të cilat kanë qenë të shumta, ku spikasin etydet akrobatike, numrat e ajrit, ato të ekuilibrit në trungje e biçikleta, në atë të ekuilibrit me bambu në ballë e supe, etj.

Telat Agolli lindi në 15 shkurt 1932 në Tiranë, mbaroi arsimin e lartë në Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, ndërsa zhvilloi një vit klualifikim në për akrobaci në Kinë në 1960-1961. Kampion i vendit në gjimnastikë (viti 1954), kampion Kombëtar absolut prej 20 vjetësh në ngritje peshe me 99 rekorde kombëtare (aktiviteti 1950-1972telat9), trajner Sporti i Klubit “17 Nëntori” dhe i ekipit kombëtar në ngritje peshe, ku u shqua për rezultate të larta në nxjerrjen e talenteve të reja e kampionë të ardhshëm në peshëngritje, si Ymer Pampurin Kampion Kombëtar dhe Olimpik, Bujar Bodinakun dhe Mirjam Hakanin, Kampionë dhe Rekordmenë Kombëtarë. Ai u dënua nga sistemi komunist me motivacionin “Agjitacion dhe propagandë ndaj sistemit” (1976-1982), vit kur u lirua nga burgu. Më pas u kthye në cirk, duke dhënë kontributin më të madh në ecurinë e mëtejshme të cirkut, në rolin e artistit dhe udhëheqës artistik, shkruan oranews.

Ai është nderuar me titullin Mjeshtër Sporti, Mjeshtër i merituar i Sportit, Nder i Sportit Shqiptar (nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, në vitin 2000), Mirënjohje nga Komiteti Olimpik Shqiptar, Kupa dhe medalje të ndryshme, vlerësuese dhe simbolike, dhënë nga në spektakle e ceremoni sportive dhe artistike, Nder i Sportit të Peshëngritjes, viti 2010. Telat Agolli është nderuar gjithashtu me titujt e lartë Artist i Merituar (1969) dhe Artist i Popullit (1975), si dhe është nderuar me Mirënjohjen e qytetit të Tiranës nga Këshilli Bashkiak, për vlera të larta qytetarie dhe intelektuale, të vëna në shërbim të qytetit të Tiranës në vitin 2000

Next Post
Përplasje në kuvend/ Tahiri PD-së: Ju e zhytët vendin në kanabis me “vendim politik”

Tahiri-Berishës: Ke djegur redaksi, ke mbyllur emisione dhe ke gjobitur median

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In