• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndahet nga jeta kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Hektor Sejko

by
10/04/2021 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Hektor Sejko.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë shoqata, e cila përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, shkruan se sot humbëm një patriot të madh, një burrë fisnik dhe një mik të çmuar që nuk rreshti së punuari për amanetin e Çamërisë.

Sejko kreu studimet në Akademinë e Rendit Publik dhe shërbeu oficer në Gardën e Republikës, për të dalë në pension me gradën Major.

Gjatë gjithë jetës tij, sidomos pas viteve 1990, ai nuk reshti asnjëherë së kërkuari të vërtetën mbi persekutimin e familjarëve të tij, të vërtetë të cilën e botoi me Shoqatën Patriotike “Çamëria” nën titullin “Kongresi Antifashist Çam”.

Postimi i plotë:

Lamtumirë Hektor Sejko!

Përtej trishtimit që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të Hektor Sejkos, kryetarit të Shoqatës Patriotike “Çamëria” na ka hidhëruar thellësisht. Ne humbëm sot një patriot të madh, një burrë fisnik dhe një mik të çmuar që nuk rreshti së punuari për amanetin e Çamërisë.

Hektor Sejko lindi në 18 korrik të vitit 1946 në Gjirokastër. Ai rridhte nga një familje patriotike dhe atdhetare e zonës së Filatit të Çamërisë. Gjyshi i tij, Mehmet Sejko, ishte njëri nga pinjollët e familjes së Sejkove të Filatit dhe themelues i Klubit “Vëllazërija”.

Ndërsa babai i tij, Taho Sejko ishte vëllai i gjeneralit të njohur, ish-admiralit të flotës detare shqiptare, Teme Sejkos. Ai vdiq nga torturat çnjërëzore në hetuesi duke shënuar pikënisjen e një prej sulmet më të egra të regjimit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Hektori kreu studimet në Akademinë e Rendit Publik dhe shërbeu oficer në Gardën e Republikës, për të dalë në pension me gradën Major. Gjatë gjithë jetës tij, sidomos pas viteve 1990, ai nuk reshti asnjëherë së kërkuari të vërtetën mbi persekutimin e familjarëve të tij, të vërtetë të cilën e botoi me Shoqatën Patriotike “Çamëria” nën titullin “Kongresi Antifashist Çam”.

Familja e madhe e Shoqatës Patriotike “Çamëria” dhe PDIU-së i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Sejko dhe të gjithë komunitetit çam për këtë humbje. Hektori do të kujtohet gjithmonë për fisnikërinë, ndershmërinë e përkushtimin për kauzën e shtrenjtë Çame.

Zoti të mëshiroftë! Lamtumirë Hektor!/ b.h

Next Post
A ka besueshmëri PD te ndërkombëtarët për antikorrupsionin?

Dilema për kursin e fushatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Një fitore si ajo e Trump

April 8, 2026
Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In