Këngëtarja e mirënjohur Natalie Cole është pengu i parë i vitit 2016, teksa ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare. Ende nuk dihet arsyeja e saktë e vdekjes së Natalie Cole por lajmi konfirmohet nga familjarët e saj. Natalie Cole kohët e fundit kishte shfaqur probleme me drogën dhe hepatitin që e detyroi t’i nënshtrohet një transplanti të veshkash në vitin 2009.