• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nazarko: Marrëveshja Berisha-Meta është aq historike sa mund të jetë martesa e Selmanit me të njëjtën grua

by Java News
28/10/2022 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha dhe Ilir Meta hodhën dje pas një histori të gjatë akuzash dhe përplasjesh mes tyre për të lidhur një marrëveshje të re për zgjedhjet vendore.

I ftuar në “Log.” me Endri Xhafon, deputeti demokrat Dashnor Sula, i cili i përket atij që është cilësuar si “grupimi i Alibeajt”, ndërsa komentonte marrëveshjen tha se ai vlerëson çdo lloj bashkëpunimi brenda forcave opozitare.

Megjithatë, kritika e Sulës në këtë rast ishte që PD, “që është lokomotiva e opozitës” duhet të mendojë edhe për elektoratin gri edhe për ata që ai i cilësoi si socialistë të ndershëm. Nuk duhet parë vetëm me optimizmin, me fjalët: do fitojmë, do t’i mundim. Veç militantëve është edhe fasha gri dhe socialistët e ndershëm.

“Ne Peqin ka Berisha militantë. Unë do dëshiroja që veç këtij momenti, ky tension që është lart duhet të zbresë poshtë. Të ç’tensionohet situata. Në Peqin janë ata burra e qytetarë që do të bëjnë qeverisjen vendore. E rëndësishme të mos e ngremë në nivelin e një politike të madhe sesa një politikë të parlamentëve vendorë,” tha Sula.

Nga ana tjetër diplomati Agim Nesho, i cili është aktualisht zëvendëskryetar i Partisë së Lirisë e ka cilësuar marrëveshjen si historike.

Sipas tij, marrëveshja në fjalë është përtej interesave elektoralë.

“Ka një karakter të rëndësishëm. Është një marrëveshje jashtë interesave elektroale. Fitorja nënkupton ndryshimin e rendit dhe demokracisë që ka shkarë në Shqipëri.”

Kurse, për analistin Mentor Nazarko, marrëveshja mes Ilir Metës dhe Sali Berishës, “është aq historike saç mund të jetë martesa e Selmanit me të njëjtën grua.”

Nazarko kujtoi se Meta e Berisha janë “martuar politikisht” edhe herë të tjera, ndërsa solli po ashtu në vëmendje se ish-kryeministri nuk është hera e parë që bashkëpunon me ata që ka etiketuar me akuza nga më të rënda të karakterit penale.

Kujtojmë se në marrëveshje përcaktohet se PD dhe Partia Lirisë dalin me kandidatë të përbashkët, emrat e të cilëve do të jenë produkt i procesit të primareve, teksa në ato bashki ku kandidatët e opozitës do të jenë fitues, këshillat bashkiakë me marrëveshje do të drejtohen nga Partia e Lirisë.

/s.f

Next Post
Të shtëna me armë gjatë funeralit të një 20-vjeçari në SHBA, 6 të plagosur

Të shtëna me armë gjatë funeralit të një 20-vjeçari në SHBA, 6 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

September 20, 2026
Shkodër/ Kontrolle me dron, radar e makina inteligjente, pezullohen 9 leje drejtimi, 2 shoferë në pranga

Shkodër/ Kontrolle me dron, radar e makina inteligjente, pezullohen 9 leje drejtimi, 2 shoferë në pranga

September 20, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Armiqtë imagjinarë dhe shënjestra e prishur e opozitës

September 20, 2026
Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

September 20, 2026
Çelen Lojërat Aziatike 2026

Çelen Lojërat Aziatike 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

September 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 21 Shtator 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

September 20, 2026
Menaxhimi i fluksit dhe siguria në kufi, Demo dhe Hita në Rinas: 9.2 milionë turistë në 8 muaj

Menaxhimi i fluksit dhe siguria në kufi, Demo dhe Hita në Rinas: 9.2 milionë turistë në 8 muaj

September 20, 2026
Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com