• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nazarko: Budallallëku i PD-së në çështjen e detit!

by Java News
01/02/2018 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Shpëtim Nazarko, i ftuar në “News 24”, foli në lidhje me shqetësimin e krijuar lidhur me negociatat e qeverisë shqiptare me atë greke, për marrëveshjen e detit. Sa i takon kësaj zhurme të krijuar orëve të fundit, pas zhvillimit të dy raundeve të bisedimeve, në Kretë dhe në Korçë dhe deklaratës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, për zgjerimin e hapësirës detare në 12 milje, drejtori i portalit “Konica.al”, e pa këtë çështje në një këndvështrim më të gjerë.

Ai sqaron, duke përçuar mesazhin se sektori i politikës së Jashtme, tashmë po njeh vetëm suksese dhe aspak dështime dhe kjo falë një menaxhi me në krye Ramën. Sipas Nazarkos, Rama është lojtari më i mirë i politikës së jashtme e nga ana tjetër, për të, opozita ka hedhur një nga ato grackat e saj taktike.

“A kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Maqedoninë?

A kemi marrëdhënie më të mira me Serbinë, me Greqinë, Italinë? I kemi më të mira se kurdoherë.

Për herë të parë pas 25 vitesh, kemi një politikë të jashtme, me sukses të matshëm.

Rama, me të drejtë mund të mburret se sektorin më të suksesshëm e ka politikën e jashme”, tha ai.

Gjatë analizës së tij, Nazarko u ndal edhe në historinë e 12 miljeve detare, për të cilën u shpreh se për herë të parë, po hapen disa çështje me rëndësi.

Deklarimi i fundit i ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, provokoi shumë debate në Tiranë.

“12 milje është historia e vendosur nga Konventat Ndërkombëtare ’95, po secili nuk mund të shfrytëzojë më shumë se 12 milje.

Natyrisht ka kufizime. 12 milje është një gjë plotësisht e njohur dhe nuk është histori “mori edhe 12 milje të tjera.

Në thelb, historia e 12 miljeve detare nuk flitet për pjesën që na afron, Sarandë-Korfuz.

Një sy praktik do ta dinte se Greqia në këtë moment është më e interesuar edhe për shkak të një krize më të madhe ekonomike dhe e ka të detyrueshme këtë nxitim.

Asnjë kompani nafte në botë s’do ta ofronte kur ke konflikte me tjetrin.

Me të drejtë Berisha dikur thoshte se Enver Hoxha s’më ka lënë kufi as tokësorë, as detarë me Greqinë, por këto lloj mosmarrëveshjesh janë pasqyruar edhe në Ligjin e Luftës, edhe për piramidat kufitare dhe tokësore.

Në këto bisedime përbëhet marrëveshja për tu ratifikuar njëherë e mirë të gjithë kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë”.

Në këto bisedime nuk përcaktohen vetëm kufijtë detarë. Ratifikimi i detit, i kufijve tokësorë, Ligji i Luftës, marrëdhëniet për çështjen çame”, tha ndër të tjera analisti Shpëtim Nazarko.

Po kështu ai shtoi se çështja çame duhet trajtuar si çështje shqiptare.

“Marrëdhëniet me Greqinë janë shumë të mira. Kemi triumf të politikës së Jashtme të Ramës. Është shumë i zoti, influencon”.

Po kështu, Nazarko komentoi edhe për një çështje tjetër sensitive, e cila lidhet me aeroportin e Vlorës.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, analisti e cilësoi si mjaft të domosdoshëm, sikundër ai nuk guxoi që të bëjë një paralele me “Rrugën e Arbrit”.

“Një aeroport në Vlorë, do të ishte më mirë se në Kavajë dhe është më i parrezikshëm se investimi tek “Rruga e Arbrit”.

Next Post
Afera e naftës ‘virgin’, arrestohet në Frankfurt biznesmeni Ardian Xhillari

Afera e naftës 'virgin', arrestohet në Frankfurt biznesmeni Ardian Xhillari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In