Portieri Keylor Navas do të largohet nga skuadra e Real Madridit në janar të vitit të ardhshëm, përcjell të hënën e përditshmja italiane “Marca”.
Navas, 31-vjeçar, nuk dëshiron të mbetet në “Santiago Bernabeu”, pasi ka humbur vendin e titullarit në portë pas transferimit të belgut Thibaut Courtois, transmeton “Koha Ditore”.
Navas tashmë ka njoftuar klubin për vendimin e tij dhe është në negociata me disa skuadra nga Premier League.
Ai është pjesë e Realit prej vitit 2014 kur u transferua nga Levante për dhjetë milionë euro. Me ekipin “mbretëror” ka kontratë deri në vitin 2020. (b.an)