• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

NATO: Shqipëria mbështet zyrtarisht anëtarësimin e Ukrainës

by Java News
22/09/2023 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Ukrainës dhe kryeministri i Shqipërisë nënshkruan deklaratë të përbashkët për integrimin euro-atlantik të Ukrainës.

Burime zyrtare nga Ambasada e Ukrainës në Tiranë, thanë për DË (21.09), se ”Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për integrimin euro-atlantik të Ukrainës.

Me deklaratën e nënshkruar nga presidenti ukrainas Zelensky dhe kryeministri shqiptar Rama, Shqipëria bëhet vendi i 25-të që zyrtarizon në mënyrë të qartë mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës në Aleancën Euro-Atlantike, theksojnë burimet nga Ambasada e Ukrainës në Tiranë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije që në takimin dypalësh, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi “zyrtarisht gatishmërinë e Shqipërisë për t’iu bashkuar Deklaratës së Përbashkët të G7-për mbështetjen e Ukrainës lidhur me dhënien e garancive të sigurisë.”

Me këtë njoftim zyrtar Shqipëria bëhet vendi i 29-të në listën e aleatëve të Ukrainës. Garancitë efektive të sigurisë duhet t’i jepen Ukrainës para se ajo të bëhet anëtare e NATO-s. Shqipëria kryeson për herë të dytë Këshilin e Sigurimit të OKB-së.

Ambasada Gjermane në Tiranë uron Shqipërinë

Shqipëria u bë anëtare e OKB-së më 14 dhjetor 1955. Për herë të parë ajo u bë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit (KS) të OKB-së më 1 janat 2022 me një mandat dy vjeçar 2022-2023. Pas qershorit 2022 ajo mori për herë të dytë, në shtator të këtij viti, presidencën një mujore të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjë që përkon në kohë me drejtimin e një prej seancave më të rëndësishme në dekadën e fundit, atë kushtuar agresionit të paligjshëm dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Debati i nivelit të lartë synon të mobilizojë gjithë botën në përpjekjet e përbashkëta për të dënuar luftën në Ukrainë dhe rritur trysninë ndaj Rusisë për të kthyer rrugë dhe për t’i lënë vend nisjes së procesit të paqes së drejtë”, publikoi kryeministri Rama qëllimin e kësaj seance të drejtuar prej tij në sallën e Këshillit të Sigurimit të OKB, Në Nju York.

“Shqipëria ka vendosur të verë theksin në nevojën thelbësore për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, sidomos të paqes e sigurisë, si në diskutimin e Këshillit të Sigurimit (KS) ashtu edhe më gjerë, mes anëtarëve të Kombeve të Bashkuara” tha Kryeministri Rama, sipas Zyrës së Shtypit në Kryeministri.

Ambasada Gjermane në Tiranë i ka uruar suksese Shqipërisë në fillimin e presidencës së saj të dytë të KS të OKB duke e cilësuar rolin e Shqipërisë, “një rol kyç në ruajtjen e paqes dhe sigurisë botërore, zgjidhjes së konflikteve dhe mbrojtjes të së drejtave të njeriut në nivel global, përfshirë edhe agresionin rus në Ukrainë”/DW

Next Post
Mashtronin shtetas të huaj në call-center, 6 në pranga. Shpallet në kërkim administratori i subjektit

Mashtronin të huajt për investime në bursë fiktive, arrestohen 2 administratorët e Call Centerit në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të bëhet lëvizja e mjeteve më 14 mars

March 11, 2026
I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

March 11, 2026
Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

Rritja e çmimeve, Von der Leyen: Kthimi i BE te karburantet ruse do të ishte një gabim strategjik

March 11, 2026
Ndryshimet në qeveri/Blendi Klosi: Janë ekskluzivitet i Kryeminstrit. Nesër mblidhet grupi parlamentar…

“Nuk e pengojmë hetimin për Ballukun”, Klosi: Imuniteti, vendimmarrje që i takon Kuvendit

March 11, 2026
Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

March 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Ndënë thundrën e përdhunës…”

March 11, 2026
Lufta në Ukrainë/ Parlamenti Europian: Embargo totale dhe e menjëhershme ndaj gazit rus!

Nafta/gazi, perspektiva e kërkim-zbulimit dhe rënia e turizmit në vendin tonë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In