• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nationis suicidium

by A R
05/11/2015 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dr. Erion Hiluku

Përsa i përket korrupsionit politik besoj se e njohim gati në të gjitha format. Keq përdorim, përvetësim, devijim i fondeve publike, blerje, mashtrime, nepotizëm, arrogancë, prej të cilave rrjedhin trafiku i drogës, pastrim parash, prostitucion, vrasje e dhunë. Po, të gjitha këto e më shumë janë pjellë e korrupsionit, janë bijtë e tij të përkujdesur e të llastuar që rriten e shtohen si metastaza. Corruptio optimi pessima!

Por nuk është vetëm politik, megjithë këmbënguljen e ndonjërit që është pjesë e tij. Korrupsioni është bërë tashmë pjesë e jetës sonë të përditshme, si buka që hamë, në shijen e cilësinë e së cilës do ta ndjeni erën e tij. Në qindra detaje e ndeshim dhe e paguajmë me gjakun tonë. Në transporte të ndryshme, në treg, në zyra shtetërore e private dhe në marrëdhënie të ndryshme korrupsioni të surprizon ku nuk ta pret mendja. Në shkollë mund ta gjeni ndërmjet prindërve dhe mësuesve, apo studentëve dhe profesorëve në blerje notash e përqafimesh. Ndërmjet drejtorëve dhe mësuesve, në blerje vendesh pune e fallsifikime që pjellin injorancë dhe divorce. Në shëndetësi ndërmjet mjekut dhe pacientit, në blerje ilaçesh me çmimin e jetës. Ndërmjet kolegëve, në blerje orësh pune e këmbime favoresh, ndërmjet drejtorëve, vartësve dhe privatëve në këmbime të ndyra shërbimesh që vënë në rrezik serioz edhe jetën e fëmijëve e të egzistencës së gjithë kombit nesër, të varur sot nga shërbime jetësore të lëna në duart e maskarenjve.

Ka megjithatë njerëz që mendojnë se korrupsioni, “i vogël”, iu lehtëson shumë punët, dhe në injorancën e tyre jo vetëm janë të bindur për këtë por mundohen të na bindin të gjithëve. Kështu, për të arritur shpejt një sukses të diskutueshëm mund korruptojnë një profesor për  të kaluar fëmijën me një notë më të mirë, mund të korruptojnë nëpunësin për një dokument të fallsifikuar, mund të korruptojnë mjekun për t’i kaluar pa rradhë e gjoja për një shërbim të sigurtë, etj.

Falë këtij mentaliteti dhe tolerance shoqërore, korruptuesit “e vegjël” po korrin atë që kanë mbjellë duke stresuar njëkohësisht të gjithë shoqërinë. Shkollat e korruptuara disa janë mbyllur e disa të tjera me reputacionin përtokë kanë lënë të njollosur për gjithë jetën ata që i zgjodhën me damkën se vijnë nga një shkollë që nuk i ka formuar por që vetëm i ka pajisur me një copë letër muri.

Evolucioni këmbëngulës i korrupsionit në shoqërinë tonë shkakton ndërprerje të energjisë elektrike, të ujit, cilësi të ulët të edukimit dhe të shërbimeve shëndetësore e administrative. Përtej kësaj, korrupsioni po vë në rrezik çdo ditë e më shumë jetën dhe integritetin fizik të qytetarëve. Kaq thjeshtë  sa duket: cilësia e ulët e shërbimeve mjekësore mund t’i kushtojë jetën një qytetari të sëmurë, cilësia e ulët e ndërtesave, e rrugëve dhe urave mund të iu kushtojë jetën qytetarëve gjatë fatkeqësive natyrore dhe gjatë përdorimit të përditshëm. Studimet e kryera demostrojnë se paratë e dhëna për korrupsion nuk shkojnë për shpenzime publike të shtetit, si rrugë, transport publik, elektricitet, ujë të pijshëm etj.

Në rrugë e sipër demokracia jonë me bashkëpunim social të gjithanshëm ka krijuar një shoqëri pakrahasueshmërisht të korruptuar. Korrupsioni total dhe i organizuar pengon çdo sforcim administrativ për ta ndalur, erozionon një shtet të dobët që pretendon t’i shërbejë një shoqërie po të korruptuar duke mbytur shpirtin krijues, idealist apo patriotik të domosdoshëm për zhvillimin kombëtar.

Të gjithë e shohin, të gjithë kanë një zgjidhje për korrupsionin, por pak kush është ndalur qoftë edhe një minutë për t’a kuptuar. Të shohësh korrupsionin vetëm si një problem policor apo gjyqësor, dhe të ofrosh gjoja zgjidhje me shtrëngime ligjore e kontrolle policore, se “peshku qelbet nga koka”, është njësoj si të pretendosh të futësh detin në një gotë. Ligjet nuk i ndalin dot ata qindra korruptues të gatshëm të paguajnë dhe të marrin para për shërbime të ndryshme. Kjo nuk ka nevojë për demostrim, sa të jetë mentaliteti korruptiv i rrënjosur në mënyrën e jetës do të ketë, profesorë, nëpunës, punëtorë, mjekë, fqinj e kushërinj të gatshëm të grabitin shtetin dhe neve.

Duhet çrrënjosur urgjentisht zakoni i qelbur i të dhënit para për shërbime të cilat qytetarit i takojnë ligjërisht dhe moralisht. Por sigurisht, njeriu duhet edukuar që të kërkojë të drejtën e tij, duhet ta njohë atë, të jetë i bindur për këtë dhe pastaj nuk do të lejojë ta marrin nëpër këmbë kriminelët e korruptuar. Vetëm qytetari i edukuar në vlera morale e sociale mund ta dallojë ujkun e veshur si dele, maskarain që do ta zhvasë, profesorin e dashur e të ndyrë, policin e fryrë, politikanin dinak dhe të paskrupullt e të tjerë kamaleonë të korruptuar që gjen nëpër skuta  apo në gjoja ajkën qytetare.

Padyshim që kundër korrupsionit, hapin e parë duhet t’a bëjë qeveria, nëpërmjet transparencës.  Janë institucionet adminstrative dytësore më të korruptuara pastaj, të cilat duhet të thjeshtojnë veprimet, sepse ata janë që aplikojnë ligjin sipas rastit e interesit. Menjëherë duhet filluar ndryshimi në edukimin e shoqërisë. Investimi në këtë drejtim ka dhënë prova në vendet më të përparuara. Edukimi i vlerave, mësimi i tyre. Zëvendësimi i drejtuesve të institucioneve edukative, juridike e shëndetësore, të cilët nuk kanë si të ndryshojnë një mentalitet me të cilin kanë mbi njëzet vjet përvojë me rezultate sociale katastrofike. Vetëm investimi urgjent në edukimin e vlerave sociale do t’i ofrojë një frymëmarrje shpëtimi shoqërisë sonë, sepse edukimi është arma më e mirë për ndryshimin e shoqërisë. Citova më sipër Mandelën.

 

Next Post

Përleshje masive midis tifozëve të Crvena Zvezda dhe Dinamo Zagreb (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com