Policia e Kosovës ka konfirmuar se një shpërthim në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Policia njoftoi se shpërthimi saktësisht ka ndodhur në rrugën “Petar Kral” dhe nuk ka asnjë të lënduar.
Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajon e veriut tha për Telegrafin se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një shtyllë elektrike dhe një makinë.
“Policia është duke e trajtuar rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, është shprehur Elshani.
Ditë më parë eksperti i sigurisë dhe drejtori i institutit OCTOPUS, Agim Musliu, ka thënë se sipas të dhënave që ka marrë ky institut nga opozita serbe në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka urdhëruar Milan Radoiçiqin që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës.