• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nata e vitit të ri, cilat janë preferencat e shqiptarëve për të kaluar mbrëmjen e 31 dhjetorit

by Java News
29/12/2017 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pak orë na ndan nga ndërrimi i viteve dhe shumëkush e ka zgjedhur se ku do e kalojë atë. Disa do të argëtohen, të tjerë do të shfrytëzojnë këtë moment ku njerëzit nuk kursehen për të bërë biznes dhe për të marrë fitimet e munguara gjatë vitit. Por cilat janë vendet më të preferuara. Monitor ka bërë një sondazh me agjencitë turistike dhe disa prej lokaleve kryesore në kryeqytet. Tendenca që prej disa vitesh ka nisur te shqiptarët është ajo e kalimit të natës së ndërrimit të viteve në një bar-restorant, brenda ose jashtë vendit.

Muzika live, menuja e ushqimeve festive, si dhe pijet për të bërë “Gëzuar” janë pjesë e një pakete që tundon familjet që kanë mundësi më të mira ekonomike.

Ndërsa ata që nuk kanë, vijojnë ta festojnë në shtëpi. Ashtu sikurse shtëpia mbetet alternativë e mirë edhe e personave që nuk janë të afeksionuar nga festat dhe të festuarit jashtë.

Në një bisedë me Monitor me disa nga restorantet kryesore në kryeqytet që ofrojnë evente për natën e ndërrimit të viteve, thuhet se nata festive kushton nga 7 mijë lek për person deri në 14 mijë në hotelet apo restorantet luksoze. Në pagesë përfshihen: ushqim, pije dhe shijimi i muzikës.

Sipas tyre, prenotimet këtë vit janë në të njëjtën tendencë si një vit më parë, duke marrë në konsideratë edhe faktin se një pjesë e tyre kanë udhëtuar jashtë.

Sipas agjencive turistike, destinacionet më të preferuara këtë vit kanë qenë rajoni: Budva, Dubrovniku, që shquhen për organizimin e festave gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Nga ana tjetër, preferohet shumë destinacionet e bardha. Pra, Kolashini, Mavrova etj., të cilat joshin më tepër të rinjtë, të cilët më çmime të leverdisshme preferojnë të kalojnë 2-3 ditë duke kryer edhe një aktivitet të kërkuar, si ski.

Kontigjenti i të rinjve janë ata që preferojnë atë formulën e njohur tashmë “deri në mesnatë në shtëpi, më pas në bar”. Për zgjedhje të tilla, gjatë të cilave festa në lokale kalohet kryesisht me shoqërinë, më tepër funksionon skema e pagesës së hyrjes në një club, rreth 1 mijë lek, e cila shoqërohet me një ose dy pijë falas.

Një tjetër formë prenotimi që të rinjtë kanë bërë edhe këtë vit, sipas disa clubeve në kryeqytet, është prenotimi i tavolinës, që shkon deri në 20 mijë lek.

Në natën e ndërrimit të viteve, një tjetër zgjedhje që do të bëhet është ajo që pritet të zhvillohet në sheshin Skënderbej. Aty do të mbahet një koncert ku do të performojnë këngëtarë të njohur, do të nisë 22:30 dhe qytetarët do t’i kalojnë orët e fundit të 2017-ës me një atmosferë festive.

Monitor

ma.me

Next Post
Ministrja Gjonaj dhe deputetet e PS me gratë e dënuara te“Ali Demi”

Ministrja Gjonaj dhe deputetet e PS me gratë e dënuara te“Ali Demi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tregtarët e tregut të Orizit në Vlorë protestë para prefekturës: Po nuk u hap tregu, duam pagën e luftës

Çmimet rëndojnë familjet shqiptare! Mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

August 22, 2026
FOTO/ Komisionerja Kaja Kallas humbet njeriun e dashur, ndahet nga jeta babai i saj, ish-kryeministër i Estonisë!

FOTO/ Komisionerja Kaja Kallas humbet njeriun e dashur, ndahet nga jeta babai i saj, ish-kryeministër i Estonisë!

August 22, 2026
“Nuk më besohet”- Ndarja nga jeta e Rezana Çelikut, mesazhi prekës i aktorit të “Një djalë dhe një vajzë”: Si ike shoqja ime dhe na le…

“Nuk më besohet”- Ndarja nga jeta e Rezana Çelikut, mesazhi prekës i aktorit të “Një djalë dhe një vajzë”: Si ike shoqja ime dhe na le…

August 22, 2026
“Mafia shqiptare ka mbërthyer Anglinë”/ Investigimi i ‘Daily Mail’ 6 muaj hetime për të zbuluar shtëpitë e barit! Emrat dhe skema

“Mafia shqiptare ka mbërthyer Anglinë”/ Investigimi i ‘Daily Mail’ 6 muaj hetime për të zbuluar shtëpitë e barit! Emrat dhe skema

August 22, 2026
“Jemi në pikën më të ulët, e tmerrshme”- Ish-kryeministri i Izraelit sulmon Netanyahun: Kemi humbur SHBA-të dhe pjesën tjetër të botës

“Jemi në pikën më të ulët, e tmerrshme”- Ish-kryeministri i Izraelit sulmon Netanyahun: Kemi humbur SHBA-të dhe pjesën tjetër të botës

August 22, 2026
Çfarë ndodh me mbetjet mortore që u gjetën në veri të Kosovës? Flasin ekspertët që do të ndihmojë në identifikimin e tyre

Çfarë ndodh me mbetjet mortore që u gjetën në veri të Kosovës? Flasin ekspertët që do të ndihmojë në identifikimin e tyre

August 22, 2026
“Luisi ndërhyri të më mbronte mua”- U godit me thikë nga Sokrat Vata, miku i turistit portugez rrëfen krimin: Ja si nisi konflikti, e pashë kur e vrau…

“Luisi ndërhyri të më mbronte mua”- U godit me thikë nga Sokrat Vata, miku i turistit portugez rrëfen krimin: Ja si nisi konflikti, e pashë kur e vrau…

August 22, 2026
“Në protestë nuk shkoj sepse…”- Berisha thotë se do vizitojë SHBA-të, por jo se kur! Flet dhe për ambasadorin e ri: Kam dëgjuar për të!

“Në protestë nuk shkoj sepse…”- Berisha thotë se do vizitojë SHBA-të, por jo se kur! Flet dhe për ambasadorin e ri: Kam dëgjuar për të!

August 22, 2026
“Të bashkohemi me dialog dhe tolerancë”- Pelegrinazhi në Malin e Tomorit, mesazhi i Baba Mondit: Mbi të gjitha është një udhëtim shpirtëror

“Të bashkohemi me dialog dhe tolerancë”- Pelegrinazhi në Malin e Tomorit, mesazhi i Baba Mondit: Mbi të gjitha është një udhëtim shpirtëror

August 22, 2026
“Nismë antikushtetuese e antishqiptare”- Berisha kundër Shtetit Bektashi: Rama do të lajë paratë me Vatikanin e dytë, PD kundër! Zjarret për ‘Paketën e Maleve’…

“Nismë antikushtetuese e antishqiptare”- Berisha kundër Shtetit Bektashi: Rama do të lajë paratë me Vatikanin e dytë, PD kundër! Zjarret për ‘Paketën e Maleve’…

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com