• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Narrativa e Berishës, efektive në sinorin elektoral të PD-së, por…

by Eduard Zaloshnja
30/11/2021 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Pasi Sekretari i Shtetit Blinken e shpalli persona non grata, Berisha hapi ndaj tij një çështje gjyqësore civile për shpifje në Paris, meqë shpallja u bë në Twiter, e ku i fundit lexohet edhe në Francë (si kudo në botë). Ndërkohë ai deklaroi se nuk do ta përfshinte PD-në në këtë çështje, duke e ditur se shumë demokratë e përkrahnin në heshtje në atë situatë. (Në fakt, në Kuvendin veror të PD-së, shumica dërrmuese e delegatëve e shprehën hapur përkrahjen për të, duke e brohorihtur në sallën e mbushur plot).

Deri më 9 shtator, kur Basha e pezulloi nga grupi parlamentar i PD-së, narrativa e Berishës për atë që kishte ndodhur ishte e thjeshtë: Soros, i mërzitur që Berisha kishte penguar ndarjen e Kosovës, i kishte mbushur mendjen mikut të tij Blinken,qëta shpallte persona non grata, me akuza të servirura nga miku i tij Rama. (Edhe pse opinionistë të ndryshëm sillnin në vemëndje të publikut të dhëna se ideja për shkëmbime territoriale mes Kosovës e Serbisë e kishte origjinën në Administratën Trump, Berisha dhe njerzit pranë tij vazhdonin ta përsërisnin pa u lodhur këtë narrativë).

Pas vendimit tëBashës më 9 shtator, Berisha filloi serinë e foltoreve, ku narrativa u pasurua. Bashkëpunëtor i Sorosit dhe Ramës ishte edhe Peng Basha. Të tre kishin një plan aftagjatë për ndarjen e pushtetit në Shqipëri. Dhe tani, përveç atij gjyqit civil ndaj Blinken në Paris, do të zhvillohej edhe një revolucion paqësor brenda PD-së, për spastrimin e saj nga soroistët. Objektivi final i revolucionit do të jetë rikthimi i Berishës si Kryeministër, sapo në Shtëpinë e Bardhë të rikthehet Trump ose një besnik i tij, dhe në Departamentin e Shtetit të vijë një Sekretar që do ta shfuqizojë statusin non grata për Berishën.

Kjo narrativë duket se ka funksionuar në sinorin elektoral të PD-së.

Fill pas 9 shtatorit, më rastisi të zhvilloj një sondazh shumë rigoroz me intervista të drejtpërdrejta në çdo cep të Shqipërisë, ku u pyet edhe se për cilin nga katër politikanët kryesorë kishin opinionin më pozitiv të anketuarit. Raporti mes përkrahësve të Berishës dhe Bashës mëdoli i barabartë atëherë: Për çdo përkrahës tëBerishës, kishte një përkrahës tëBashës.

Por pas një serie disa javore foltoresh, ky raport ka ndryshuar rrënjësisht. Si sondazhet publike të mediave, edhe ato private që kam zhvilluar vetë, tregojnë se raporti i përkrahësve është aktualisht 5 me 1 në favor të Berishës. Gjë që trgon se, sado të përpiqet Basha me manovrat juridike të Kuvendit të 18 dhjetorit, zotërues isinorit elektoral të PD-së do të jetëshumë shpejt Berisha.

Por pas triumfit eventual në sinorin e PD-së, Berishës i mbetet të ngjitet në maloren e fortë që ka pikturuar në narrativën e ndërtuar prej tij.

Deri në 20 janar 2025, në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit do të jenë demokratët zotër (gjë që do të thotë se qendrimi i administratës amerikane ndaj Berishës nuk do të ndryshojë). Në qoftë se Trump ose një besnik i tij i fiton atëherë zgjedhjet (gjë që ka gjasa të ndodhë), do të duhen disa muaj të bëhen ndryshime themelore në administratë, e cila do të ketë probleme shumëmë të rëndësishme se Shqipëria për t’u marrë në muajt e parë. Ndërkohë, zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të jenëzhvilluar, ku PD-ja do tëjetë përballur me makinerinë elektorale të Ramës, e cila i ka llogaritur qysh më 2009-ën se sa votues të majtë ka në secilën nga 5200 qendrat e votimit, dhe që vazhdimisht prodhon rreth 800 mijëvota të majta (PS+satelite) nërang vendi.

Përballë një makinerie të tillë, PD-ja e Berishës mund ta ketë një shans të fitojë, në qoftë se zhvillohen zgjedhje të parakohëshme në SHBA dhe Sekretari i ri i Shtetit shfuqizon statusin non grata të Berishës. Por Kushtetuta Amerikane nuk parashikon në asnjë rast zgjedhje të parakohëshme presidenciale…

Një shans tjetër për PD-në e Berishës mund të jetë një frakturë e fortënë PS, si ajo para zgjedhjeve të 2005-së (që e solli Berishën atëherë në pushtet). Por zëratë veçuar desidentë në sinorin socialist (si i Braçes, p.sh.) nuk mjaftojnë për një frakturë serioze…

Sa për opsionin e sulmit mbi Kryeministrinë (që qarkullon nën zë nëpër kafene), Berisha e ka provuar më shtator 1998 dhe Rama më janar 2011. Nuk funksionon!

Next Post
Basha-demokratëve: Kemi vetem dy zgjidhje, ose me SHBA dhe BE ose do të jemi një parti ‘non grata’

Basha refuzon një takim me Berishën: Ai është në PD e Parlament falë meje! Pas 9 shtatorit kemi komunikuar me mesazhe, dorëheqjen s’ma ka kërkuar kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon subjektin ‘SORI-AL’: Makaronat rezultuan me E. Coli dhe stafilokok

Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon subjektin ‘SORI-AL’: Makaronat rezultuan me E. Coli dhe stafilokok

May 14, 2026
Trump i kthen nderin Xi Jinping-t, e fton me bashkëshorten në Shtëpinë e Bardhë më 24 shtator

Trump i kthen nderin Xi Jinping-t, e fton me bashkëshorten në Shtëpinë e Bardhë më 24 shtator

May 14, 2026
Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

May 14, 2026
Ristani inspekton investimet në Kodër-Kamëz: I japim fund përmbytjeve dhe mungesës së infrastrukturës

Ristani inspekton investimet në Kodër-Kamëz: I japim fund përmbytjeve dhe mungesës së infrastrukturës

May 14, 2026
Trump: Kemi gati ilaçin që kthen njerëzit nga vdekja! E kemi provuar tek një person dhe funksionon

Trump: Kemi gati ilaçin që kthen njerëzit nga vdekja! E kemi provuar tek një person dhe funksionon

May 14, 2026
“Bashkohuni me studentët”, Tabaku mbështet protestën në Shkup: Gjuha amtare, çështje dinjiteti njerëzor

“Bashkohuni me studentët”, Tabaku mbështet protestën në Shkup: Gjuha amtare, çështje dinjiteti njerëzor

May 14, 2026
Ministri ulet te vendi i Ramës në sallën e Kuvendit, i thonë të çohet menjëherë

Ministri ulet te vendi i Ramës në sallën e Kuvendit, i thonë të çohet menjëherë

May 14, 2026
“Kjo është një betejë për të ardhmen, protestoni sot!”, Majko bën thirrje për mbështetje ndaj studentëve në RMV

“Kjo është një betejë për të ardhmen, protestoni sot!”, Majko bën thirrje për mbështetje ndaj studentëve në RMV

May 14, 2026
“Reduktim i paraburgimit, në bashkëpunim me KiE”, Gogu: Një shtet serioz nuk matet vetëm nga sa fort ndëshkon!

“Reduktim i paraburgimit, në bashkëpunim me KiE”, Gogu: Një shtet serioz nuk matet vetëm nga sa fort ndëshkon!

May 14, 2026
“Satan”, raketa e re e Putinit: 15 koka bërthamore dhe mjet me shpejtësi hipersonike

“Satan”, raketa e re e Putinit: 15 koka bërthamore dhe mjet me shpejtësi hipersonike

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In