• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Narkotrafiku, Prokuroria e Korçës kërkon 68 vjet burg për 7 të pandehur

by Aalison Pearse Stevens
25/07/2016 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Korçës kërkon dënimin në total me 68 vjet burgim për 7 nga 11 personat e akuzuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, të identifikuar gjatë operacionit “Velçan”, ku u zbuluan rreth 720 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Procesi ndaj këtyre të pandehurve u zhvillua me gjykim të shkurtuar dhe ata do të përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtorë. Ndërkohë, për 4 anëtarë të tjerë të këtij grupi, të akuzuar për të njëjtën vepër penale, po zhvillohen procese gjyqësore të veçuara.

Prokuroria e Korçës kërkon gjithashtu dënimin me gjobë edhe për 4 persona të tjerë, të akuzuar për “Moskallëzim krimi”, pasi nga hetimi ka rezultuar se kanë qenë në dijeni të veprimtarisë së 11 personave të mësipërm, por nuk kanë marrë pjesë aktive në sigurimin dhe transportimin e lëndës narkotike.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë së Korçës rezulton se:

Në datë 29.10.2015, punonjësit e policisë, në bazë të një informacioni të marrë kanë shkuar në fshatin Velçan, Njësia Administrative Lozhan. Bashkia Maliq, ku në një zonë të pyllëzuar ndodhej një çadër e ndërtuar me dru dhe e rrethuar me plasmas. Kur punonjësit e policisë janë afruar kanë konstatuar në hyrje të çadrës një person, i cili sapo ka parë punonjësit e policisë është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë futur në çadër ku janë konstatuar se ndodheshin dhe katër persona të tjerë, tre prej tyre kanë mundur të largohen, kurse njëri prej tyre (shtetasi Kristjano Tota) është kapur në flagrancë. Nga këqyrja e çadrës është konstatuar se brenda në të ndodheshin një sasi e madhe bimësh, të cilat sipas akteve të ekspertimit rezultuan bimë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”, si dhe dy armë zjarri ku njëra ishte armë zjarri automatike. Nga peshimi i gjithë sasisë së lëndës narkotike të gjetur ka rezultuar se ato ishin me një peshë të përgjithshme prej 722(shtatëqind e njëzet e dy) kg dhe 500 (pesëqind) gramë.

Më pas, hetimet i ndoqi Prokuroria e Korçës, në bazë të veprimeve të të cilës u zbulua i gjithë grupi, i përbërë nga 11 persona, të gjithë të arrestuar. Ndërkohë, 4 persona të tjerë u hetuan në gjendje të lirë, për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.

Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Korçës kërkon dënimet, si më poshtë:

Të akuzuar si organizatorë të kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike:

1.Mariglen Zaçellari, të dënohet me 12 vjet burgim

2.Mikel Çyçllari, të dënohet me 11 vjet burgim

  1. Mirsen Zaçellari, të dënohet me 11 vjet burgim
  2. Nikola Blacëri, të dënohet me 10 vjet burgim
  3. Kristjano Tota, të dënohet me 9 vjet burgim
  4. Geront Latollari, të dënohet me 8 vjet burgim
  5. Xhuljano Salaj, të dënohet me 7 vjet e 6 muaj burgim

Të akuzuar për “Moskallëzim krimi”:

8.Rixhens Gorosela, të dënohet me 300 mijë lekë gjobë

  1. Martin Kreka, të dënohet me 300 mijë lekë gjobë
  2. Enrik Bonollari, të dënohet me 300 mijë lekë gjobë
  3. Florenc Leka, të dënohet me 300 mijë lekë gjobë

Janë në gjykim të veçuar, të akuzuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”

  1. Elton Tota
  2. Gen Tota
  3. Nexhip Ibrahimllari
  4. Emanuel Çyçllari

BW/d.i.

 

Next Post

Deputeti i parlamentit gjerman thirrje Europës: Ndalni çmendurinë e Erdogan!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

October 20, 2026
Rama, tjetër ftesë protestuesve. Vendosen karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

Rama, tjetër ftesë protestuesve. Vendosen karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

October 20, 2026
Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

October 20, 2026
Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

October 20, 2026
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

October 20, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

“Ulje moshe për dënimin penal”, Rama: Gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet e protestuesve

October 20, 2026
A do të ndahet Alberta nga Kanadaja? Cilat janë rezultatet e para

A do të ndahet Alberta nga Kanadaja? Cilat janë rezultatet e para

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com