• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Nard Noka filozof’, ja si reagon deputeti kur lexon “thëniet” e tij në facebook

by Java News
05/12/2017 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Batutat e tipit “1000-lekëshi është i barabartë me dy 500- lekësha”; “Në verë bëhet vapë”, “Ai që është i varfër, nuk është i pasur” janë vetëm disa “thënie” në rrjetet sociale të cilat kanë për “autor” Nard Ndokën.

Por, natyrisht, ndërsa të gjithë qeshin e argëtohen me batutat e tij në rrjetet sociale, për vetë Ndokën, ka edhe një moment kur teprohet. Por ai nuk e ka marrë asnjëherë seriozisht, pavarësisht situatave serioze me të cilat mund të jetë ndeshur.

I ftuar pasditen e sotme së bashku me Kozetën, bashkëshorten e tij, në “Pasdite në Top Channel”, Ndoka ka ndarë me publikun edhe një pjesë të jetës familjare. Baba i katër fëmijëve dhe gjysh me nip e mbesë, Ndoka tregon se ndihet shumë i lumtur pranë familjes, që për të është gjëja më e shenjtë.

Por nuk ka lënë mënjanë edhe “famën” e batutave, e cila tashmë e shoqëron kudo, madje edhe në sallën e parlamentit.I pyetur si e ndien veten kur e lexon emrin gjithandej si “autor” i këtyre thënieve, Ndoka tregon se ai është natyrë që karakterizohet nga humori, ndaj argëtohet edhe vetë kur lexon a dëgjon thënie të tilla: “Unë jam natyrë me humor, batutat janë pjesë e imja, madje edhe në pjesën politikë. Edhe në parlament, kjo puna e batutave më përmenddet më shpesh, aq sa ndonjëherë më duket sikur më shumë më njohin përmes batutave”, – rrëfen Ndoka.

Por, sigurisht, jo rrallëherë është tepruar, aq sa janë mbledhur të gjitha thëniet popullore dhe janë vendosur në gojën e tij: “Në fakt, edhe është abuzuar, janë mbledhur edhe batutat popullore dhe janë vendosur në gojën time. Por i kam marrë me sportivitet, pavarësisht se edhe disa thënie folklorike janë në gojën time…” – thotë duke qeshur Ndoka.

Megjithëse është ndër politikanët më të paqtë që njohim, edhe për Nardin, si për të gjithë, abuzimet nuk kanë qenë të pakta. Përmes ekranit, ai falënderon publikisht bashkëshorten e tij dhe familjen që gjithmonë janë treguar mirëkuptues për profesionin e tij.

a.ç

 

 

 

Next Post
Durrës, skanimi i kamionit zbulon 700 kg kanabis që shkonte drejt Italisë

Trafikimi i 2.5 tonëve kanabis, prangoset oficeri i lartë i policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Të gjithë të kënaqur me protestën!

October 21, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Surpriza në dashuri, para dhe ndryshime të mëdha! Horoskopi për sot nga Jorgo Pulla

October 21, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

“Rrebeshe shiu, por temperaturat janë të ngrohta”, si do të jetë moti në 5 ditët e ardhshme

October 21, 2026
Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

October 21, 2026
Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

October 21, 2026
Agjencia Getty Images shpall falimentin

Agjencia Getty Images shpall falimentin

October 21, 2026
Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

October 21, 2026
SHBA përgatit plan të ri për paqen në Ukrainë, i dërguari i Trump pritet të takohet me Putinin

SHBA përgatit plan të ri për paqen në Ukrainë, i dërguari i Trump pritet të takohet me Putinin

October 21, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Kur të hyjnë në shtëpi, çfarë bëni ju?

October 21, 2026
Incidenti në bazën ajrore amerikane, Britania arreston dhe dy persona të tjerë të dyshuar për ndihmë ndaj inteligjencës iraniane

Incidenti në bazën ajrore amerikane, Britania arreston dhe dy persona të tjerë të dyshuar për ndihmë ndaj inteligjencës iraniane

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In