• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

by A R
23/03/2026 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Mustafa Nano, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se shqiptarët e kanë braktisur Berishën, por njerëzit rreth tij kanë krijuar opinionin se Rama nuk rrëzohet nga pushteti me zgjedhje, me qëllimin për të mbajtur Berishën krye të partisë dhe të opozitës.

“Rama rrëzohet, por nuk është se largimi i Berishës nga PD në mënyrë automatike e sjell në pushtet opozitën. Varet kush vjen, se po erdhi Flamur Noka, ka më pak shanse. Me çfarë shoh aty, e kanë tharë dhe shkretuar mjedisin përreth, dalin grupe amiqësore.

Shkretimi i mjedisit ku këta punojnë më duket i qëllimtë. Ka njerëz që thonë po iku Berisha, PD shkatërrohet dhe me shumë gjasë shkatërrohet. Ka socialistë që thonë se po iku Rama, PS shkatërrohet, plas lufta civile. Janë gjëra që bëjnë sens, pasi këta e kanë tharë çdo gjë. Nëse ikin këta, secili do të krijojë parcelën e vet.

Lulzim Basha vetëm për pak nuk erdhi në pushtet. Mbaj mend se e nisi nga një start i dobët dhe u rrit. Rama mundet që çke me të, por kjo është narrativë që kanë krijuar këta njerëz që duan të mbajnë Berishën me pahir. Mendoj se shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë.

Berisha, 2-3 vite pas 21 janarit tha, më erdhi Tom Countryman dhe tha duhet të lejosh opozitën që të protestojnë, dhe Berisha tha, i thashë zotërisë, thuaji Edi Ramës, po e bëri prapë atë që bëri, do të vë pesë snajpera dhe snajperi gjashtë do të jem unë. Nëse nuk përgjigjen snajperët legalë, do e vras unë. Unë ia thashë një të huaji këtë dhe nuk i besohej.

Shqiptarët pavarësisht nga shkalla e inteligjencës dhe formimi politik, përballë një personazhi të tillë e kanë të lehtë zgjidhjen”- tha Mustafa Nano.

Next Post
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Miza pa kokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In